PS: Ngerci, Berisha ruaj qetesine
Partia Socialiste pershendeti dje rikonfirmimin e perspektives Evropiane te Ballkanit Perendimor nga takimi i Sarajeves. Ne nje komunikim per mediat nga selia roze deputeti socialist, Ditmir Bushati vleresoi gjithashtu mbeshtetjen e Bashkimit Evropian per ndermarrjen e reformave qe kane te bejne me konsolidimin e demokracise dhe shtetit te se drejtes dhe zhvillimin ekonomik e social te Shqiperise dhe vendeve te rajonit si e vetmja menyre qe garanton demokratizimin dhe evropianizimin e Ballkanit Perendimor. "Ne falenderojme partneret evropiane per mbeshtetjen e posacme qe po i japin procesit te liberalizimit te vizave dhe procesit te kandidimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian, por shprehim shqetesimin tone per pengesat qe po i ve ketij procesi ne vijimesi zoti Berisha", deklaroi Bushati. Sipas tij, PS e konsideron shtyrjen e miratimit te rezolutes se Parlamentit Evropian per ecurine e progresit te Shqiperise, si nje shans te dyte per reflektim qe po i jepet kryeministrit. Ai tha se shpreson qe kryeministri te dije ta shfrytezoje kete shans duke bere hapa konkrete drejt kompromisit qe garanton transparencen kushtetuese te zgjedhjeve te 28 qershorit. Partia Socialiste gjithashtu e cmon apelin e te Komisionerit per Zgjerimin Stefan Fule, per zgjidhjen e krizes politike perpara se propozimi i Komisionit Evropian per heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine te shqyrtohet nga parlamenti evropian dhe vendet anetare te Bashkimit Evropian. "Pikerisht per kete arsye Partia Socialiste i ka bere te gjitha hapat e saj duke pranuar kompromisin per hir te interesit te madh publik qe edhe transparenca te behet, edhe vizat te liberalizohen, edhe kushtet per reformat e integrimit te krijohen. Prandaj, e perserisim apelin tone per Sali Berishen qe te qetesohet dhe me maturi te pranoje zgjidhjen qe ka ne tavoline", apeloi deputeti i Partise Socialiste, Ditmir Bushati. Prej disa ditesh Partia Socialiste ka apeluar per zgjidhjen e situates aktuale politike, pasi ne te kundert, sipas saj, do te ndikonte ne rrugen e Shqiperise drejt integrimit ne Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e levizjes se lire te shqiptareve pa viza. Por nga ana tjeter, nderkombetaret kane vleresuar se procesi i liberalizimit te vizave nuk ka te beje me ceshtjen politike, por me karakterin teknik. Per kete ceshtje, ne samitin e Sarajeves te zhvilluar dy dite me pare, u dha mbeshtetja per liberalizimin e vizave per Shqiperine brenda ketij viti.