Rama: "Berisha gati te sakrifikoje vizat, qe kutite te mos hapen"
Kryetari i Partise Socialiste ka kerkuar dy dite me pare nga kryeministri qe t'i "therrase mendjes" sa nuk eshte vone, per transparencen e kutive te votimit per t'i hapur rruge liberalizimit te vizave dhe integrimit te vendit. Ne nje prononcim per median nga selia roze, Rama akuzoi kreun e qeverise se po ben "shurdhin" dhe se eshte gati "te sakrifikoje edhe vizat, vetem qe kutite te mos hapen". Rama theksoi se kryeministri po vepron per interesat e tij personale duke thelluar krizen ne ekonomi, politike dhe drejtesi. "Kryeministri nuk i ka fituar vota e popullit, per te qene kryeminister i Shqiperise, por i ka grabitur ato per te ricikluar pushtetin e interesave qe nuk kane te bejne me prioritetet e vendit", tha Rama. Me tej ai akuzoi Berishen se po shkel Kushtetuten dhe po thellon krizen politike dhe ekonomike. "Berisha kujton se deshtimet e tij ne qeverisjen e vendit, zvarritjen e liberalizimit te vizave dhe rrenimin e ekonomik do t'ia faturoje opozites", tha Rama. Edhe nje dite me pare, Rama i beri thirrje Berishes te pranoje kompromisin qe i eshte servirur dhe t'i hape rruge transparences.