E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belortaja: Shqiperia eshte nje shembull i harmonise nderfetare

Ne Rio de Janeiro te Brazilit, zhvilloi punimet Forumi III i Aleances se Qyteterimeve -nje nisme e rendesishme e OKB, me pjesemarrjen e disa kryetareve te shteteve e qeverive, ministrave te Jashtem dhe niveleve te tjera si dhe te 2000 perfaqesuesve nga organizatat nderkombetare, shoqeria civile, rinia, media, komunitetet fetare etj. Delegacioni shqiptar u kryesua nga zevendesministri i jashtem z. Selim Belortaja, ne shoqerimin e koordinatorit kombetar te AOC, Besnik Mustafaj. Fokusi i ketij forumi ishte roli i marredhenieve dhe mirekuptimit kulturor, si faktor kyc per paqen dhe sigurine. Ne fjalen e tij zoti Belortaja nenvizoi se jo vetem shansi historiko-gjeografik, por edhe toleranca njerezore e kane bere Shqiperine nje shembull te harmonise nderkulturore dhe nderfetare. "Qeveria shqiptare eshte thellesisht e angazhuar ne objektivat e nismes. Jemi nder te paktat vende qe kemi tashme nje Strategji te posacme Kombetare per Dialogun Nderkulturor se bashku me planin 2-vjecar te cilat menaxhohen nga nje Komitet Nderministror gjithashtu i miratuar. Projekte dhe nisma konkrete si "takimi rajonal i marredhenieve nderfetare" apo "mekanizmi i reagimit te shpejte mediatik" jane shtyse per hapa te tjera", deklaroi Belortaja. Ai pati takime dhe shkembeu mendime me disa ministra te jashtem te rajonit dhe me gjere, drejtoren e pergjithshme te UNESCO-s, etj. Aleanca e Qyteterimeve eshte themeluar ne 2005, si nisme e OKB dhe e bashke sponsorizuar nga kryeministri i Spanjes dhe ai i Turqise. Shqiperia eshte anetare e Grupit te Miqve te kesaj aleance.
Perfaqesuesi i LMN, flet per Ramen qe eshte kunder liberalizimit te vizave me BE
Deputetet
Grupi i deputeteve te PS-se se Rames, ka 10 muaj qe nuk perfaqeson me interesat e zgjedhesve te tyre. Ata jane kthyer ne "komisariat politik policie" qe ka marre detyre te ruaje pronat e Dashit, kudo qofshin ato. Mesa duket as kesaj opozite nuk i interesojne institucionet e forta, sepse nese ata do te funksiononin deputetet e "komisariatit politik" te Rames, do te duhet te jepnin llogari per origjinen e parave me te cilat kane ndertuar kullat dhe jetesen e tyre superluksoze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›