E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama, prano paketen e kompromisit"

Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha i beri thirrje dje kundershtarit te tij politik, Edi Rama, qe te pranoje paketen me oferten te mazhorances per zgjidhjen e ngercit politik. Duke bere te qarte se nderkombetaret tashme e kane dhene pergjigjen e tyre te plote se procesi i liberalizimit te vizave, nuk lidhet aspak me situaten politike por me ceshtje teknike, kreu i qeverise e ftoi serish Ramen te pranoje ofertat e bera. "E ftoj zotin Rama qe me realizem, me veshtrim dhe analize realiste, ne interesin me te mire te partise qe perfaqeson, te mos refuzoje paketen e ofertes se mazhorances, e cila udhehiqet fund e krye nga respekti i palekundur per opoziten, rolin dhe bashkepunimin me te", tha kryeministri. Sipas tij, ne kete oferte, cilido qe e shqyrton konstaton se kjo mazhorance nuk ka asnje detyrim ligjor per asnjeren nga premtimet e kesaj oferte, por kjo mazhorance e ben ate ne respektin me te madh per opoziten dhe interesin me te mire te shoqerise dhe te vendit. Nga ana tjeter, kreu i qeverise e cilesoi takimin e Ministrave te BE-se dhe Ballkanit ne Sarajeve, si nje eveniment historik per Ballkanin. Sipas kryeministrit, Sarajeva eshte nje mbeshtetje e fuqishme per aspiraten, per procesin e integrimit te vendeve dhe kombeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian, nje rikonfirmim i frymes se samitit te 10 viteve me pare, eshte deshmi e vendosmerise se vendeve anetare te Bashkimit Evropian per te mbeshtetur fuqishem vendet tona ne procesin e integrimit. "Dua te falenderoj me shume mirenjohje presidencen spanjolle, te gjithe ministrat e Jashtem te vendeve anetare te Bashkimit Evropian dhe perfaqesuesve te ketyre vendeve ne Sarajeve, te cilet me deklaraten qe miratuan, i kane dhene nje mbeshtetje te re te madhe, nje inkurajim te ri te madh shnderrimit ne realitet te endrres me te bukur te qytetareve te vendeve tona, te endrres evropiane", vleresoi Berisha. Ai shprehu mendimin se vecimi i Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines, mbeshtetja qe ju dha vendimit te Komisionit Evropian per heqjen e vizave ishte mesazhi me i shkelqyer qe kancelarite e vendeve anetare te BE-se u japin shqiptareve, nepermjet ministrave te tyre te jashtem. Vleresimi dhe qendrimi i kreut te qeverise ndaj opozites, vjen ne nje kohe kur ende nuk i eshte dhene nje zgjidhje ngercit politik ne vend. Qe pas takimit ne Strasburg, mes Berishes dhe Rames nuk ka asnje perparim ne ceshtjen e negociatave. Serish bisedimet kane ngecur tek ceshtja e hapjes se kutive te votimit qe per mazhorancen eshte e papranueshme, sepse eshte ne kundershtim te plote te me Kushtetuten dhe ligjet ne vend. Gjate tere kesaj kohe, dy lideret politike si Berisha edhe Rama, e konsumuan periudhen dy javore, ne te cilen pretendohej arritja e nje zgjidhjeje per ngercin politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›