E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Nuk ka dialog, pa u hapur kutite

Partia Socialiste i beri te qarte dje kryeministrit Sali Berisha, se nuk do te kete dialog politik, pa u bere me pare transparenca e plote e zgjedhjeve. Sekretarja per Marredheniet me Jashte ne Partine Socialiste, Arta Dade, theksoi diten e djeshme, se deputetet socialiste, nuk do te terhiqen nga qendrimi i tyre bojkotues ne Kuvend dhe nuk do te kene asnje dialog me maxhorancen, nese kjo e fundit, nuk do te marre ne konsiderate plotesimin e kushteve te vena nga selia roze. Ku nder me kryesoret, eshte hetimi i zgjedhjeve dhe transparenca e votes. "Manipulimi dhe deformimi i vullnetit te shumices elektorale, pa dyshim qe e ben pergjegjes kryeministrin Sali Berisha. Ai ka abuzuar me bashkepunimin me opoziten dhe sigurisht vazhdon te kete nje shurdheri absolute edhe ndaj sugjerimeve te Komisionit Evropian, per te rivendosur dialogun politik", reagoi dje Dade. Sipas saj, jo vetem qe Partia Socialiste nuk do te marre pjese ne zgjedhjet e pjesshme vendore, por ajo do te vijoje protestat ne te gjithe vendin. Dade akuzoi se dialogu politik mes opozites dhe maxhorances, nuk mund te vendoset ne asnje rast, nese kryeministri Sali Berisha, nuk i merr seriozisht kerkesat e opozites, per te bere transparencen e plote te zgjedhjeve. "PS do te vijoje pershkallezimin e protestave te saj", theksoi Dade, duke permendur faktin se do te jete Shkodra, qyteti i radhes ku selia roze do te zhvilloje protestat ne emer te votes se lire. Sipas saj, selia roze nuk terhiqet nga kerkesat e saj per hapjen e kutive te votimit dhe realizimin e plote te transparences ne zgjedhje. Vetem nese pranohen kushtet e vena nga PS, nder kryesoret, hetimi i zgjedhjeve, atehere mund te nise dialogu politik me partive. "Ne do te vijojme protestat jo vetem ne mbrojtje te votes se lire por edhe ne kuader te denoncimit te mashtrimit elektoral", beri te qarte deputetja socialiste, Arta Dade.

PS, kete jave proteste ne Shkoder

Tirana dhe Berati, ishin dy qytetet e para ku Partia Socialiste dhe forcat e tjera politike qe e mbeshtesin, protestuan ne emer te votes se lire. Duke e nisur fillimisht nga kryeqyteti, socialistet javen qe shkoi, zbriten ne Berat, ku mes qindra protestuesve dhe mbeshtetesve, kerkuan hapjen e kutive te votimit dhe realizimin e plote te transparences ne zgjedhje. Kete jave, eshte perzgjedhur qyteti i Shkodres, ku socialistet dhe te gjithe ata qe pretendojne se vota u eshte vjedhur apo tjetersuar, do te protestojne ne kete qytet per hapjen e kutive te votimit si dhe te hetimit te plote parlamentar per zgjedhjet e 28 Qershorit. Socialistet premtojne se protestat e tyre do te vijojne ne te gjitha qytetet e tjera te vendit, per te kerkuar gjithnje e me shume hapjen e kutive te votimit dhe mbrojtjen e votes se lire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›