E Diel, 1 Nëntor 2026

Sanderlendi i Canes, feston 130 vjetorin me nje fitore ndaj Liverpulit

Boudevijn Zenden eshte rikthyer per te luajtur nje sezon me ekipin e Sanderlendit, ne radhet e te cilit aktivizohet edhe mesfushori shqiptar, Lorik Cana. Pas mberritjes, Zenden theksoi se Sanderlendi ka nje grup te mire lojtaresh dhe vecoi mesfushorin Cana, me te cilin ka luajtur kur ishin pjese e Olimpikut te Marsejes. Sanderlendi luajti dje ne Premier Lige ndaj Liverpulit dhe perjetoi nje dite te vecante, teksa fitoi 1-0 dhe festoi 130 vjetorin e krijimit si klub futbolli. "Jam i kenaqur qe do te jem pjesetar i Sanderlendit nje dite para festes se madhe. Dua te festoj me klubin ne 130 vjetorin e krijimit", - theksoi Zenden. Ndaj Liverpulit, ne nje stadium te mbushur plot, tifozet e Sanderlendit festuan gjate, nderkohe qe Cana zhvilloi nje ndeshje tjeter te madhe, pas takimit me kombetaren ndaj Suedise. Zenden pas mberritjes ne Angli, eshte takuar me mesfushorin e kombetares sone, Lorik Cana, te vetmin lojtar qe e njeh mire nga koha kur luanin bashke me Olimpikun e Marsejes. "Kjo eshte nje gje shume e kendshme, qe gjen Lorik Canen, ne ekipin ku aktivizohem per momentin. E takova (te premten), kur sapo kishte mberritur nga ndeshja qe zhvilloi me ekipin e tij kombetar Shqiperine. Jam i lumtur qe do te jem me nje ekip me Canen. Kemi luajtur dy vjet tek Olimpiku i Marsejes dhe besoj se do te zhvillojme nje ndeshje te madhe edhe ne Marseje", - shprehet Zenden, i cili shpreson qe te rifitoje edhe kombetaren e Holandes, gjate ketij edicioni. Zenden rikthehet pas dy edicioneve ne Premier Lige, ku ka luajtur gjashte edicione.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›