E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Nuk njohim këtë rezultat, do vijojmë rrugën ligjore

Deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni, në një dalje për shtyp tha se kutitë, që ruhen nga nipi i Berishës, u shkatërruan. Fletë votimi udhëtuan për kilometra për të hyrë në kutinë e një qendre tjetër, tha Gjermeni. Ajo përmendi kodet e ndryshuara, mospërputhjet e shifrave etj. Deputetja e PS shtoi se Ristani po përpiqet ta paraqesë vjedhjen e tij si një vjedhje nga gjithë populli.

Të gjitha këto janë prova të krimit elektoral që e kanë zhytur Shqipërinë në një krizë me pasoja të rënda për shqiptarët. Gjurmët e manipulimit janë këdo dhe i kanë parë shqiptarët e ndërkombëtarët, ndaj ne nuk e njohim këtë rezultat. Gjithçka tjetër është manipulim e përpjekje e Berishës për të fshehur disfatën elektorale në mbarë Shqipërinë, tha Gjermeni.

PS do të vazhdojë të ndjekë rrugën ligjore, e bindur në drejtësinë e kauzës së saj. Provat e manipulimit dhe cenimit të integritetit të kutive dhe numri i votave që nuk përputhet janë fakt i pavlefshmërisë së votimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›