LETER PER INA RAMEN/ Përse nuk thirret Berisha e Basha në Prokurori për 21 janarin? Zbardhni ngjarjen, ose bëjmë vetëgjyqësi për Aleks Nikën
-Letër e hapur drejtuar Prokurores së Përgjithshme, zonjës Ina Rama-
E nderuar zonja Prokurore e Përgjithshme e Republikës,
Pesë muaj kaluan nga dita kur në bulevardin Dëshmorët e kombit, para ndertesës së kryeministrisë, u vranë me armë zjarri katër qytetarë shqiptarë, ndër ta edhe nipi im Aleks Nika. Dhjetëra të tjerë u plagosen.
Pesë muaj pa përgjigje nga ana e Prokurorisë dhe Drejtësisë për ekzekutimin barbar, pa paralajmërim dhe pa gjyq, të Aleksit dhe shokëve të tij të vdekjes në demonstratën e 21 janarit.
Dëshpërimi ynë për humbjen e pakthyeshme të Aleksit dhe për vrasjen e tij pa asnjë faj, rriten përditë nga vonimi i drejtësisë, nga stopimin dhe devijimi i hetimeve, nga përpjekjet kriminale për të fshehur krimin.
Tani, çdo ditë që shkon duke sjellë terr në vend të drejtësisë për të vrarët e 21 janarit, është një rivrasje për ta, për të afërmit dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.
Ne familjarët e Aleksit, sikurse familjarët e të vrarëve të tjerë në atë masakër, kemi pritur nga organi i Prokurorisë zbardhjen e shpejtë të këtij krimi makabër dhe venien e autorëve në bankën e akuzës, duke filluar me ata që dhanë urdhër për të qëlluar me armë zjarri mbi popullin e duke vazhduar me ata që i ekzekutuan ato urdhra.
Ky nuk është një borxh që ju si organ i akuzës ua keni vetën viktimave, familjarëve të tyre, të dashurve të tyre që shteti u veshi rroben e përhershme të zizë. Ky nuk është një borxh që jua ia keni vetëm bashkeshortes së Aleksit dhe dy vajzave të saj jetime. Megjithese borxhi ndaj jetimëve, vejushave , vuajtjeve dhe plagëve të jashtëzakonshme që lanë pas vrasjet e 21 janarit del e tepron për të motivuar një hetim të drejtë, të guximshëm, pa asnjë lloj kompromisi.
Zbardhja e vrasjeve dhe çuarja e vrasësve para drejtësisë është detyra juaj dhe e institucionit që Ju drejtoni. Është një borxh që ju ia keni Ligjit dhe shoqërisë shqiptare, paqes dhe sigurisë në Shqipëri. Por është një borxh që jua ua keni edhe partnerëve ndërkombëtarë, që ju kanë mbeshtetur e inkurajuar në përballjen tuaj me ekzekutimet politike të katër demostruesve paqësore të opozitës.
E nderuar zonjë,
Unë nuk mund ta di çfarë mendojnë sot këta ndërkombetarë për fatin e hetimeve për 21 janarin. Unë, xhaxha i Aleks Nikës, jurist dhe avokat në profesion, në emrin tim dhe gjithë pjestarëve të familjes së Aleksit dua tju shpreh e tju përcjell publikisht zhgënjimin dhe shqetësimin tonë të thellë për zvarrritjen dhe xhirimin në vend të këtyre hetimeve. Nëna e Aleksit qan çdo ditë, së bashku me gruan e tij dhe me vajzën e madhe Anjelën. Ato presin me padurim të mësojnë nga drejtësia se kush e vrau djalin, bashkëshortin dhe babanë, pa i patur kujt borxh, vetëm se ishte në protestë në bulevard. Në të gjithë presim me padurim përgjigje nga drejtësia se kush e organizoi këtë hata dhe ketë gjëmë për familjen tonë.
Si jurist dhe si qytetar unë e di se pritja të dëmtuarve dhe hetimet e prokurorisë nuk shkojnë gjithnjë në një hap. Por periudha pesëmujore që nga dita e vrasjes së Aleksit dhe e demonstruesve të tjerë të opozitës ka qenë një kohë më se e mjaftueshme për të zbardhur masakrën, që u filmua nga dhjetra kamera dhe u pa me sy nga nga mijëra e mijëra pjesemarrës në demostratën e 21 janarit.
Për faktin se u krye para kamerave dhe para syve të gjithë shqiptarëve, krimi i 21 janarit lindi i zbardhur. Hetimet, në vend që të afirmonin me shpejtësi veprimin e dorës së ligjit, i kanë dhenë kohë krimit të fshihet, u kanë dhënë kohë kriminelëve të mjegullojnë të vërtetën. Është shumë e rëndë të kostatosh se sot ka me shumë mjegull se trasparencë për masakrën.
E di gjithë Shqipëria se kryeministri Sali Berisha ka berë gjithçka për të penguar, devijuar, dështuar e arshivuar zbardhjen e 21 janarit nga ana e Prokurorisë së shtetit. Sali Berisha ka shkelur ligjin dhe çdo normë të etikës njerëzore në sulmet personale që ka adresuar ndaj jush, pa u tharë gjaku i të vrarëve dhe të plagosurve përballë dritares së zyrës së tij.
Me këtë qëndrim të pashembullt, kryeministri i Shqipërisë ka treguar qartë se qëndron prapa vrasjeve dhe në anën atyre që derdhen gjakun e njerëzve të pajafshëm atë ditë të kobshme për familjen tonë. Ai ishte dhe mbetet kundërshtari numër një i zbardhjes së masakrës. Sepse është i akuzuari numër një nga mbarë një popull që e ka parë të spërdridhet dhe të sodisë nga xhamat e blinduar të dritares së zyrës së tij vrasjen e qytetarëve nga forcat e komanduara prej tij.
Ju si titullare e institucionit të akzuës nuk besoj se jeni befasuar nga sulmet e egra e të paprincipta të këtij kryeministri. Ne, familarët e Aleksit, ju kemi shprehur solidaritetin tonë të plotë, duke besuar se Ju dhe prokurorët e çeshtjet jo vetëm nuk do të kompleksoheni e trembeni nga sulmet dhe marifetet e tjera të palës që ka urdhëruar e realizuar vrasjet , por do të ishit më të vendosur edhe për këtë shkak, pra edhe për dorëzën që shefat e vrasëve të 21 janarit dhe vetë vrasësit kanë guxuar tua hedhin me arrogance Juve personalisht, institucionit që Ju drejtoni, Ligjit dhe rendit demokratik.
Për publikun shqiptar, nuk është e re zonjë, që kryeministri Sali Berisha nuk e njeh ligjin, nuk e njeh dhe nuk e respekton parimin e shenjtë të barazisë së shtetasve para ligjit, kur kjo nuk i leverdis atij personalisht. U bënë vite që Sali Beridha i bën karshillëk ligjit, qëndron mbi ligjin. Por detyra juaj dhe institucionit tuaj është ta vendosni në pozitat e barazisë para ligjit edhe ketë shtetas, që aktualisht drejton qeverinë e vendit. Ky është shteti i së drejtës.
Për fat të keq, zvarritja e hetimeve për 21 janarin na ka krijuar të gjithëve përshtypjen, për të mos thënë me shumë, se hetimet nuk i drejton prokuroria, por pala e akuzuar.
Ju dhe bashkëpunëtorët tuaj e keni në dorë të na e hiqni këtë përshtypje me produktin e një hetimi të plotë e të drejtë, që nuk duhet të vonojë më asnjë ditë.
Ne sërish po presim drejtësinë, por nuk jemi pasivë në këtë pritje.
Tërësia e rrethanave të vrasjes së Aleksit mbështe hipotezën se ai është vrarë me selektim ( ishte në mes të grupit) me armë preçizioni. Kjo vrasje sikurse vrasjet dhe plagosjet e tjera, mund të zbulohem, shpjegohen e çmohen drejt vetëm të lidhura me njëra tjetrën dhe duke hetuar planin operativ të Gardës së Republikës. Në këtë plan duhet të jetë parashikuar patjetër si do të vepronin gardistët në rast se sulmohej kryeministria, kur do të përdorej forca, çfarë rezistencë do të tregohej, me çfarë mjeti do të kryhej. Ligji e ndalon përdorimin e armëve në publik. Nga këto materiale shkresore, do të dalë edhe urdhëruesi i vrasjeve.
Ky krim nuk ka karakterin e një krimi ordiner, por është një krim i veshur me disa karakteristika të veçanta, që hetimi duhet ti evidentojë. Në këtë pikë duhet të sqarohet përfshirja dhe shkrirja më forcat e Gardës së Repubklikës e subjekteve dhe individëve militantë, që nuk njohin normë morale dhe ligjore.
Duke mos u treguan e vendosur në hetimin e këtyre çeshtjeve, prokuroria i ka lëshuar terren qeverisë që nepërmjet veglave të saj të tentojë mbulimin e krimit duke e paraqitur si çeshtje ordinere, vrasje te kryer me rikoshet, pra nga pakujdesia!!
Kur qëllohet me armë zjarri në drejtim të turmës,