E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë shtyn vendimin për Ilir Metën

Gjykata e Lartë ka shtyrë vendimin për kreun e LSI-së, Ilir Meta, që akuzohet për afera korruptive. Gjyqi i radhës do të mbahet më 11 korrik.

Shkak për shtyrjen e gjyqit është bërë fakti se gjyqtarët kanë kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar ankesat e të dyja palëve.

Mbrojtësit e Metës kanë kërkuar pavlefshmëri të hetimeve, pasi sipas tyre kanë kaluar afatet, ndërsa prokuroria e mohon këtë fakt dhe kërkon heqjen e imunitetit të Ilir Metës dhe për pasojë gjykimin e tij.

Tashmë vendimi për këto kërkesa pritet që të merret gjatë seancës së radhëc, e cila është caktuar për tu mbajtur më 11 korrik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›