E Diel, 1 Nëntor 2026

PS-PBDNJ pakt për zgjedhje, Rama: Zgjerimi i Aleanca për Shqipërinë Europiane vazhdon

Gazeta Shqip

22-prill-Rama-Dule-300x158Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është renditur zyrtarisht në krah të koalicionit të majtë. Ndërsa kreu socialist Edi Rama, gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp me Vangjel Dulen ka zbuluar edhe siglën e koalicionit të së majtës Aleanca për Shqipërinë Europiane.

Nuk besoj se ka nevojë për shumë fjalë për afrimitetin, bashkëpunimin dhe objektivat afatgjatë të vizionit të një Shqipërie, që e kemi tërësisht të përbashkët, si një Shqipëri europiane e integruar në Bashkimin Europian. Në raportet tona me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut flet historia e afërt dhe më e largët, flet tradita e një miqësie të mirë, e një fqinjësie të mirë, e një marrëdhënieje të mirë të mbështetur në respektin reciprok. Unë jam sot shumë i kënaqur që me mikun tim, me kolegun Vangjel Dule, me Kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kemi dakordësuar që të hyjmë së bashku në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane,- u shpreh Rama.

Ndërkohë Dule u shpreh se ka ardhur koha për rrotacion politik me qëllimin e vetëm, hapjen e rrugës perspektivës europiane.

Jemi sot në konkludim të bisedimeve për bashkëpunim me Partinë Socialiste. Bashkëpunimi ynë nuk është një bashkëpunim që ka filluar rishtazi, është një bashkëpunim prej vitesh dhe kjo na bën më të sigurt. E njohim mirë njëri tjetrin si forca politike, njohim mirë pikat që na bashkojnë, sikurse edhe vështirësitë që mund të kemi pasur në të shkuarën. Pas 4 vitesh opozite me vizion, me objektiva të qarta, është momenti më kulmor që për vendin, shoqërinë dhe qytetarët të realizohet rotacioni i shumëdëshiruar. Një rotacion jo për hir të rotacionit, jo si qëllim në vetvete, por për ti hapur vendit perspektivën e integrimit në familjen europiane. Ky bashkëpunim besojmë se do të ketë kontributin e vet sado të vogël edhe nga ana jonë, në arritjen e  këtij objektivi madhor”, tha Dule. Kryetari Rama e ka mbyllur këtë komunikim me mediat Faleminderit, zgjerimi i koalicionit vazhdon.

Ndërkohë pasditen e sotme pritet firmosja e marrëveshjes mes PS dhe LSI-së, që siç është paralajmëruar do të bëhet në Shkodër pas punimeve të konferencës rajonale të Partive Socialiste Europiane.

22 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

PS-PBDNJ pakt për zgjedhje, Rama: Zgjerimi i Aleanca për Shqipërinë Europiane vazhdon burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›