E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-PD, perplasje per “Inspektoratin Financiar”

Me 73 vota pro, mazhoranca ne Kuvend miratoi dje te gjitha projektligjet ne rendin e dites, mes te cileve dhe dy te cilesuar si antikushtetues nga opozita si ai per “Faljen” si dhe per “Inspektimin financiar publik”. Per ore te tera, deputetet socialiste kerkuan mos miratimin e ketyre dy nismave, duke i cilesuar se bien ndesh me Kushtetuten. Deputetja e PS-se, Vasilika Hysi, u shpreh se projektligji cenon hapur autonomine e pushtetit lokal si dhe te Sherbimit Informativ Shteteror. “Ju kerkoni te votoni nje nisme e cila per te hetuar ky inspektorat mund te kerkoje nga SHISH, informacione te klasifikuara si te doje dhe kur te doje. Kjo eshte antikushtetuese, nuk duhet te lejohet”, u shpreh Hysi. Por, sipas deputeteve te mazhorances, meraku i socialisteve qendron vetem tek frika se mos hetohet dhe kontrollohet me ligj, kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama. “Ligji eshte i mire dhe sipas te gjitha standardeve te kerkuara nderkombetare. Halli juaj eshte vetem se ky ligj, kontrollon edhe shpenzimet, buxhetin e Bashkise se Tiranes, ndaj e quani antikushtetuese”, replikoi demokrati Flamur Noka. Ministri i Financave, Ridvan Bode nenvizoi se krahas rritjes se pergjegjshmerise, efektivitetit dhe transparences ne menaxhimin e fondeve publike, ky projektligj eshte nje hap i rendesishem ne reformat e Qeverise kunder korrupsionit dhe njekohesisht ploteson detyrimet qe rrjedhin nga dokumentet strategjike te proceseve integruese. Kundershtimet vijuan gjate nga socialistet dhe Namik Dokle, kerkoi shtyrjen e ligjit, pasi vetem nje dite me pare u diskutua ne Komisionin e Ekonomise dhe nuk ka mbushur akoma 48 ore per tu votuar ne seance. Argument qe u rrezua nga Kryetarja Jozefina Topalli. Po me 73 vota, mazhoranca votoi edhe ligjin aq te diskutuar per “Faljen”. Ministri i Drejtesise, Bujar Nishani, tha se ky projektligj vjen si nevoje e rinovimit te ligjit aktual, i cili eshte tashme i vjetruar dhe i papershtatshem per rrethanat dhe kerkesat e kohes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›