E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Pagat e pensionet, ja ku i morem parate

Rritja e pensioneve e cila nisi pikerisht diten e djeshme, shkaktoi jo pak debate ne Kuvend. Perplasjet nisen pas akuzave te deputetit socialist, Erion Brace, se vendimi me i fundit per rritjen e pensioneve eshte vetem mashtrimi ekonomik i radhes i qeverise, pasi qeveria po merr para borxh. Duke tundur para deputeteve 600 leke, Brace tha se mbi 400 mije pensioniste marrin nje rritje prej 210 deri ne 420 lekesh. “Per te njejtet pensioniste me vendimin e rritjes se cmimit te energjise dhe ujit, u keni marre 3 mije leke”, tha Brace. Sipas tij, kryeministri Sali Berisha duhet te pranoje krizen dhe jo te rrise rrogen e tij. Qendrimi i Braces, irritoi Ministrin e Financave Ritvan Bode, i cili tha se nuk ka asnje pensionist qe perfiton nen 10 mije leke. Qindarkat, Erioni t’i fuse ne xhep sepse asnje pensionist nuk do te marre me pak se 1000 leke”, u shpreh Bode. Sipas tij, socialistet kane qeverisur tete vjet dhe kane marre borxh, per te rritur pagat dhe pensionet. Ne nje kohe kur sipas tij per gjashte vite mazhoranca ne pushtet nuk ka marre as edhe nje qindarke borxh per paga. “Kjo eshte rritja me e madhe qe eshte bere ndonjehere ne nje kohe kur vendet e tjera kane marre vendimet per te mos rritur asnje gje per 2 apo 5 vjet. Opozita te mos derdhe lot. Ku gjenden keto para? Te ardhurat nga doganat arrijne ne 2.3 miliarde leke me shume, krahasuar me qershorin e nje viti me pare. Borxhi i shtetit eshte ne nivelin 49 miliarde leke. Deficiti buxhetor per kete vit, do te zbrese nga 4 ne 3.5%, Ndaj ju ftoj te mos beni kukuvajken”, tha Bode. Sipas ministrit, 5.6 % do te rritet paga minimale per cdo nepunes publik dhe 2% do te rritet paga maksimale. Ministri i Financave lajmeroi gjithashtu se do ta ule deficitin permes shkurtimeve te buxhetit, qe ne pjesen derrmuese prekin investimet. Por, Brace i propozoi qeverise variantin se si mund t’i ule shpenzimet dhe borxhin, thjesht duke ulur rrogen e kryeministrit. Kjo rritje e pagave dhe pensioneve sipas ministrit Bode, eshte e disata here brenda nje kohe te shkurter dhe deshmon performancen pozitive te ekonomise shqiptare ne nje kohe kur financat e vendeve me te zhvilluara te botes u preken nga kriza globale, qe sipas tij i kushtezoi qeverite e ketyre shteteve ne marrjen e politikave te tilla fiskale ne favor te qytetareve te saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›