E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: PD po kopjon programin, duhet taksim progresiv

Partia Socialiste do te paraqese sot ne Kuvend nje variant te takses progresive per pagat e mesuesve, mjekeve, infermiereve dhe policeve. Deputetja e Partise Socialiste Mimi Kodheli, nuk ka preferuar ta quaje takse te sheshte kete nise ne deklaraten e saj, por i eshte referuar me fjalet “taksim i ndershem”. Sipas saj, ne kete menyre do te kete nje taksim me te mire per keto kategori te administrates, duke perfituar dhe pagen e 13-te. “Fale propozimit tone per taksim te ndershem 95 % e shqiptareve do te paguajne me pak. Nje infermiere, fale propozimit tone do te marre ne fund te vitit plot 378 mije leke me teper, ose e thene ndryshe nuk do te marre me 12 rroga ne vit, por 13 rroga e gjysme ne vit, pra nje rroge e gjysme me shume ne vit”, tha dje Kodheli. Sipas saj, nje polic i thjeshte do marre ne fund te vitit 408 mije leke me shume. “Thene ndryshe, nuk do te marre me 12 paga ne vit, por 13 paga e gjysme ne vit, pra nje rroge e gjysme me shume ne vit”, tha Kodheli. Sipas saj paga e policeve do te tatohet me 5 per qind. Deputetja e PS-se e ka cilesuar heqjen e takimit per pagat deri ne 30 mije leke si kopjim gjysmak, i programit te Partise Socialiste. “Ne seancen e te enjtes Kuvendi i Shqiperise do te votoje propozimin e qeverise per heqjen e tatimit mbi te ardhurat per rrogat deri ne 30 000 leke; nje propozim ky, qe kopjon ne menyre gjysmake propozimin e Partise Socialiste per vendosjen e nje taksimi te ndershem, i cili bazohet ne parimin se kush fiton me shume paguan me shume, e kush fiton me pak paguan me pak; nje sistem taksimi nga i cili, do te perfitojne 95% e qytetareve shqiptare”, u shpreh Kodheli. Ajo shtoi se nga zevendesimi i takses se sheshte me nje taksim te ndershem perfitojne 95 per qind e popullsise se vendit. “Ne i kemi kerkuar ne menyre te perseritur kryeministrit qe ta zevendesoje taksen e sheshte me nje sistem te ndershem taksimi, nga i cili do te fitonin ne menyre te drejtperdrejte plot 95% e qytetareve shqiptare. Pavaresisht faktit se propozimet tona jane pritur thjesht me akuza dhe sulme nga ana e tij dje, ne i kemi riparaqitur Kuvendit amendimet tona”, u shpreh Kodheli. Deputetja e PS-se shtoi se taksa e sheshte ka pasur ndikim negativ ne familjet shqiptare. “Taksa e sheshte qe mbrohet me kaq zjarr nga pushteti i sotem, ka pasur nje ndikim tejet negativ ne buxhetet e familjeve shqiptare. Kjo takse e ka zhvendosur barren tatimore tek familjet shqiptare dhe ka sjelle nje perqendrim te skajshem te pasurise ne nje grusht njerezish kryesisht te lidhur me pushtetin. Per me teper, taksa e sheshte i ka renduar se tepermi buxhetet e familjeve shqiptare, te cilave u duhet te perballen edhe me rritjen e cmimeve dhe renien e fuqise blerese”, u shpreh Kodheli.

Propozimet e PS per taksat

Infermieret 5%

Policet 5 %

Mesuesit 6%

Mjeket 7%

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›