PD: Rama pa plan per fermeret
Partia Demokratike akuzoi dje kreun socialist, Edi Rama se ben monolog dhe perdor qytetaret si fasade ne bashkebisedimet e tij publike, ndersa mazhoranca dhe kryeministri Sali Berisha, kane plan per vendet e reja te punes apo investimet ne bujqesi. Deputeti demokrat, Gerti Bogdani, tha dje ne emer te selise blu, se shqiptaret po e shohin se nga nje ane kane nje kryeminister qe degjon zerin e tyre dhe nga ana tjeter nje lider opozite qe vazhdon monologet dhe plan te vetem ka ate te barsoletave qe tregon vete dhe qesh vete. “Nuk ka se si te ndodhe ndryshe, per kaq kohe sa Edi Rama quan ferme keshtjellen e Dash Pezes, ne Peze, ku ka jetuar edhe vete per me shume se 5 vjet. Ndaj kuptohet qe ai nuk ka se c’te flase tjeter vec budallalleqeve per bujqesine. Ai thote se plani i tij i ardhshem eshte transferimi i sistemit te vaditjes ne kompetencat e komunave, ne nje kohe qe kjo tashme eshte bere realitet ne afro 650 raste. Dhe kur kalon nga padijenia ne padituri, normalisht qe do flasesh edhe budallalleqe te tjera. S’ka si ndodh ndryshe”, - kritikoi Bogdani. Sipas demokratit, kjo eshte arsyeja sepse Rames nuk i dridhet qerpiku kur thote se fermeret duhet te numerohen si te papune. Kjo sepse, sipas tij, Rama nuk ka asnje plan per zhvillimin e bujqesise dhe zgjerimin e kesaj industrie, pasi ai nuk e ka idene se c’do te thote toke, ferme etj. “E vetmja ferme qe ai njeh eshte vecse keshtjella e Dash Pezes, ne Peze. Pervec sloganeve boshe, te ngjizura ne dhomen e tij te gjumit, ngjyre pink, Rama nuk ka asnje plan per te ndihmuar fermeret dhe per te krijuar vende te reja pune ne kete fushe. Madje edhe kur te tjeret ia kane dhene kete mundesi, Rama ka detyruar deputetet e tij te votojne kunder fondeve, granteve apo kredive ne agrikulture, duke perfshire ketu edhe akuzat kunder 10 mije kilometrave rruge te reja qe i kane futur produktet bujqesore shqiptare jo vetem ne tregun shqiptar, por edhe ne ate rajonal e me gjere”, - vijoi akuzat Bogdani, duke i meshuar qendrimit, se PS nuk ka nje plan per fermeret. Sipas mazhorances, i vetmi i ashtuquajtur plan qe Rama ka, eshte rritja e taksave, qe jo vetem do te krijoje papunesi, por do te shkaterroje te gjithe fermeret shqiptare, qe me keto rritje taksash do ta kene te pamundur te konkurrojne me produktet e tyre ne rajon e me gjere. “Partia Demokratike, duke e lene Edi Ramen ne monologet dhe padijenine e vet, do te vazhdoje te ndermarre hapa konkrete per te ndihmuar fermeret shqiptare ne cdo rrethane e ne cdo kohe, ne menyre qe te rrisin prodhimin, te krijohen sa me shume vende pune dhe te kene me shume te ardhura ne xhepat e tyre dhe familjeve te tyre”, - theksoi ai.
SULMI
“Edi Rama nuk e ka fare idene se cfare ndodh me tokat shqiptare dhe as nuk e di se fermeret jane pjese e nje industrie, prej 2 miliarde eurosh, vlere e shtuar qe do te thote 1/5 e Prodhimit te Pergjithshem Bruto. Nuk ka se si te ndodhe ndryshe: Kur nga njera ane kemi nje kryeminister qe degjon zerin e cdo fermeri dhe cdo qytetari, duke mbajtur vete shenime per cdo gje dhe nga ana tjeter kemi nje lider opozite qe vazhdon monologet dhe plan te vetem ka ate te barsoletave, te cilat vete i tregon e vete qesh”, - tha dje Gerti Bogdani.
SULMI
“Edi Rama nuk e ka fare idene se cfare ndodh me tokat shqiptare dhe as nuk e di se fermeret jane pjese e nje industrie, prej 2 miliarde eurosh, vlere e shtuar qe do te thote 1/5 e Prodhimit te Pergjithshem Bruto. Nuk ka se si te ndodhe ndryshe: Kur nga njera ane kemi nje kryeminister qe degjon zerin e cdo fermeri dhe cdo qytetari, duke mbajtur vete shenime per cdo gje dhe nga ana tjeter kemi nje lider opozite qe vazhdon monologet dhe plan te vetem ka ate te barsoletave, te cilat vete i tregon e vete qesh”, - tha dje Gerti Bogdani.