E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zgjedhjet e ardhshme, infrastrukture moderne"

Kryeministri Berisha ndoqi dje nga afer aplikimet e para te qytetareve te Tiranes per pajisjen me kartat e reja te identitetit. Sipas Berishes, qeveria po ushtron te gjitha detyrimet e saj per t'i pajisur qytetaret me dokumentacionin e nevojshem, per te pasur nje proces zgjedhor te lire dhe te ndershem. Gjate fjales se tij, Berisha nuk ngurroi te theksoje se muaji i zgjedhjeve, qershori do te jete deshperues per opoziten e vendit e cila, sipas Berishes e ka ndertuar alternativen e saj politike, mbi boshin dhe mashtrimin. "Do ta quaja kete proces, mision per mundesimin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare me infrastrukturen me moderne te identifikimit te zgjedhesve, listat elektronike, sistemin teresor te ri te adresave dhe dokumentet elektronike", deklaroi kryeministri Berisha. Ne lidhje me mbarimin ne oret e para te mengjesit te kuponeve me te cilet qytetaret nisin aplikimin, kryeministri Berisha deklaroi se nga ky problem do te nxirren mesime. Por sipas Berishes, shteti dhe e gjithe administrata eshte e vendosur ta mbeshtese fuqishem procesin. "Jane krijuar 40 qendra dhe ne rast nevoje mund te shkojne ne 60 apo 70 qendra ndihmese vetem ne funksion te shpejtimit te ketij procesi. Por pershendes qytetaret per interesin e tyre", tha ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›