E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Pasaportat po pengojne kartat

Socialistet kerkojne ndalimin e menjehershem te dhenies se pasaportave te reja biometrike, pasi pengon pajisjen me karta identiteti te zgjedhesve. Kete here ne terren, tek zyrat qendrore e Gjendjes Civile, anetaret e Komisionit te Posacem te ngritur per zgjedhjet, pane nga afer procesin e pajisjes me karta dhe u njohen me ecurite e punes. Deputeti socialist, Blendi Klosi, beri thirrje qe procesi i aplikimit me pasaporta te frenohet menjehere. Sipas tij, ai pengon qe zgjedhesit te marrin kartat e identitetit. "Ne mendojme, se aplikimi paralel edhe per pasaportat biometrike, qe ka nisur sot, eshte nje problem, qe qeveria duhet ta kishte evituar", u shpreh Klosi, pavaresisht shpjegimeve te eksperteve te Ministrise se nuk ka probleme mes dy proceseve. Po keshtu, anetaret e opozites, u ankuan se po zvarritet perdite e me shume shperndarja e kartave te identitetit per shtetasit. "Procesi ka shkelje te medha, qe ne nisje te tij. Shkelje qe fillojne, nga mos respektimi i kontrates koncesionare, gje qe ka sjelle mos shtrirjen e procesit ne gjithe territorin dhe si pasoje, ka nje numer shume te ulet te pajisjes me karta te shtetasve", vijoi Klosi ne emer te deputeteve socialiste. Sipas tij, ne baze te informacioneve zyrtare te depozituara ne komision, jane me pak se 100.000 votues pa pasaporte, te cilet kane aplikuar, nderkohe qe numri total eshte 800.000 te tille ne teresi. "Pra, 1/8 e tyre kane aplikuar, nderkohe qe mbetet edhe nje muaj e gjysme nga data e fundit kur mund te aplikohet", vijoi Klosi. Por sipas deputetit Tritan Shehu, procesi po ecen si duhet, ne baze te grafikut te percaktuar. "Edhe ata qe nuk kane pasaporte do te jene te pajisur me karta, para dates se zgjedhjeve. I bejme thirrje opozites qe te jete bashkepunuese me te gjithe ne kete proces dhe te heqe dore nga disa kerkesa", u kunderpergjigj Shehu. Deputeti i djathte, reagoi pas perseritjes se kerkeses se opozites, qe kartat e identitetit te shperndahen falas, ne menyre qe te gjithe zgjedhesit t'i marrin ato. Sipas socialisteve ne komision, per te dale nga situata kritike e ngercit te shperndarjes se kartave, ato te jepen falas. "Per daljen nga kjo situate, duhet nje angazhim shume i madh i qeverise dhe me teper se kaq, ne i mbetemi shume forte propozimit tone, qe arsyeja ekonomike eshte nje nga arsyet e mos pajisjes se shtetasve shqiptar me karta identiteti. Ndaj kerkojme nga qeveria qe te krijoje mundesi, per dhenien falas te ketyre kartave te identitetit", perseriti Klosi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›