Berisha: PS su ankua në Kolegj

Berisha e Patozi në mbledhjen e Grupit të PD
Sua prekim mandatin, por Parlamenti sështë gjykatë
Kryeministri flet për mandatin e PS: Opozita nuk është argate e maxhorancës.
Kryeministri Sali Berisha hedh poshtë akuzat e opozitës se maxhoranca po mban peng mandatin e deputetit të 140-të të Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit. Në mbledhjen e radhës së Grupit Parlamentar demokrat, kreu i maxhorancës ka folur për herë të parë mbi debatin e zhvilluar të martën e kaluar në Këshillin e Rregullores për mandatin që KQZ-ja i ka dhënë Gjon Bardhit. Zoti Rama ka një muaj që çdo javë akuzon këtë maxhorancë se do që ti marrë mandatin dhe se e paskemi problemin te zgjedhja e Presidentit. Jo, aspak! Nuk është kjo. Ai ka një grup njerëzish me të cilët fabrikon mashtrimin e servir, dhe ata kanë kënaqësi që mashtrohen. Po të hyj dhe tjua rreshtoj zinxhirin e mashtrimeve që i servir klubit të tij, ju do të çuditeni. Ne nuk kemi asnjë tendencë për tia cenuar mandatin dhe as mund ta imagjinojmë. Ai është në konfuzion, u shpreh Berisha. Sipas kreut të qeverisë, asnjë ligj i vendit nuk e lejon që PD-ja të marrë mandatin e opozitës. Kryeministri tha se ai e ka të qartë që mandati nuk mund ti merret askujt, e ka të qartë që maxhoranca nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë tendencë të përvetësojë një mandat që nuk i takon, e ka të qartë që Kushtetua dhe ligjet e këtij vendi janë të kristalta në përcaktimet e tyre për mandatet. Por ai e bën këtë se ua serviri shqiptarëve zonjën Seseri si star dhe ajo u tha mirupafshim, se donte të fitonte diku tjetër, në bursë. Duke iu referuar hapave ligjorë që duhet të ishin ndjekur për të zgjidhur këtë rast, Berisha kujtoi faktin se pas vendimit të KQZ-së, që mandatoi Gjon Bardhin, ndërkohë që ky i fundit kishte marrë më 8 maj edhe mandatin e kryetarit të Bashkisë së Fushë-Krujës, opozita mund të ankohej në Kolegjin Zgjedhor dhe ngërçi do të ishte zgjidhur. Për Berishës kjo djegie e afatit nga opozita u bë qëllimisht dhe tani po i japin Komisionit të Rregullores fuqinë e Gjykatës. Tani kërkojnë të bëjnë gjykatës Komisionin e Rregullores së Parlamentit, i cili nuk ka asnjë tagër tjetër përveçse për tiu drejtuar Parlamentit me mendimin e tij. Ky komision nuk ka atribute gjykate, por ata kërkojnë të bëjnë kryegjyqtare kryetaren e Parlamentit vetëm për akuza politike, u shpreh Kryeministri. Në të njëjtën kohë, Berisha iu përgjigj edhe qëndrimit se nëse bllokimi i dhënies së mandatit do të vazhdojë, vihet në pikëpyetje pakti politik mes partive. Ndaj nuk ka vend kërcënimi se: do të bllokoj reformat. Nëse reformat i bën për hir të maxhorancës dhe e konsideron veten argat të maxhorancës, atëherë asnjë ditë mos bashkëpuno! Ne nuk e kemi argat opozitën, u shpreh Kryeministri. Në fund ai komentoi edhe problemet brenda së majtës, për të cilat tha se tani e gjithë beteja që bëhet është se si ti bashkojë aleatët me Bamirin dhe i la pa mend. I ka mbajtur deri tani me premtim-mashtrime dhe tani u thotë shkoni te Bamiri. Disa prej tyre thonë se po të jetë puna për Bamirin, rrinë më mirë me Ramën. Çfarë ju sjell ajo?! Del edhe Mefistofeli i PS-së, i cili thotë se LMN-ja e përmbushi qëllimin e vet. Paska qenë qëllimi i LMN-së për të përjashtuar Kastriot Islamin?! Blushi thotë se LMN-ja e përmbushi misionin. Çfarë misioni, përjashtimi i Kastriot Islamit! Por këto nuk janë gjëra që më takojnë mua. Unë jap përgjigje vetëm për këtë çështje. Por që të qarkullojë çdo lloj teze në politikë, është një ofendim për politikën. Paska qenë qëllimi i LMN-së përjashtimi i Islamit?!
Kronologjia e mandatit
21 maj 2009 – PS dorëzon në KQZ listën e kandidatëve për zgjedhjet e 28 qershorit. Në qarkun e Durrësit, i gjashti në listë ishte Gjon Bardhi.
24 korrik 2009 – KQZ miraton listën e qarkut të Durrësit, ku nga PS fituan pesë të parët, ndërsa Gjon Bardhi ishte i pari në listë pas fituesve.
27 mars 2011 – PS shpall listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale, ku në Bashkinë e Fushë-Krujës kandidon Gjon Bardhi.
11 maj 2011- KZAZ e Durrësit shpall fitues në Fushë-Krujë kandidatin e PS-së, Gjon Bardhi.
16 dhjetor 2011 – Rudina Seseri, deputete e PS në Durrës, dorëzon mandatin e deputetit.
13 janar 2012 – KQZ mandaton Gjon Bardhin si deputet nga lista e qarkut të Durrësit për të zëvendësuar Seserin.
13 shkurt 2012 – Skadon afati që vendimi i KQZ-së të apelohet në Kolegjin Zgjedhor.
3 prill 2012 – Këshilli i Rregullores mblidhet për të shqyrtuar mandatin e qarkut të Durrësit. PS kërkon që vendimi i KQZ të kthehet dhe të mandatohet Edison Konomi, por, sipas PD, çështjen duhet ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese.
Lidhja e gjakut me turqit
Meqenëse disa patriotë pa atdhe janë ndier të lënduar sepse unë kam folur për lidhje gjaku, u them këtyre zotërinjve që çdo ditë shesin injorancën e tyre në shkrime, se cila është origjina e fiseve ilire dhe cila është origjina e fiseve turke, është qartësisht e njohur dhe se cilit grup i përkasin fiset ilire edhe cilit grup i përkasin fiset turke. Këto janë në njohuritë elementare të teksteve të shkollave të të gjitha niveleve, por të mendosh se vetëm gjaku i fiseve qenka lidhja e vetme e gjakut, kjo është qesharake. Janë mbi 6 milionë shqiptarë në Turqi, me miliona martesa. Është botërisht i njohur pasioni i turqve për të marrë shqiptare, dhe këtë e kanë parësore. Atëherë do të themi se këta nuk kanë gjak shqiptar, se nuk kanë gjak të përzier?!, u shpreh Berisha dje.
Rama: Berisha, si mbreti lakuriq
Kreu i PS u përgjigjet akuzave të Kryeministrit për mandatin e PS
Ka dështuar me integrimin, kërkon konflikt me opozitën

Kreu i PS, Edi Rama
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi në një komunikim me mediat pas deklaratave të Kryeministrit Sali Berisha, bërë më herët gjatë në mbledhjen e Grupit demokrat, lidhur me mandatin e deputetit të opozitës. Mandati i deputetit të opozitës nuk ka lidhje me krahasimin që bëri Kryeministri kur i referohet dorëzimit të mandatit nga dy deputetët e tij që konkurruan për kryetar Bashkie; sepse funksioni i deputetit është kushtetutshmërisht i papajtueshëm me funksionin e kryetarit të Bashkisë. Një deputet nuk mund të garojë për kryetar Bashkie duke qenë deputet, por, nga ana tjetër, kandidati ynë për kryetar Bashkie në Fushë-Krujë nuk ishte deputet kur garoi dhe asnjë detyrim ligjor nuk e përcakton asgjëkund që të jepte dorëheqjen nga lista e kandidatëve për deputetë, ndërkohë që gara për deputetë kishte mbaruar dy vjet më parë dhe ai ishte qytetar, si gjithë të tjerët, sqaroi Rama. Kryetari i PS-së theksoi se pas këtyre deklaratave, Kryeministri nuk e fsheh dot se e ëndërron një konflikt me opozitën, me qëllim që të ketë një justifikim se opozita po bllokon, edhe në rastet kur kërkon atë që i takon.Kryeministri nuk e fsheh dot se e ëndërron një konflikt me opozitën dhe të ketë justifikime për të thënë se po më bllokon opozita edhe kur opozita kërkon atë që i takon, si në këtë rast, me ligj e