Zgjedhjet, Berisha: Do të pranoj çdo rezultat
“Sot është dita e parë në historinë e zgjedhjeve që nga selitë e forcave politike nuk kemi dëgjuar rezultate. Por ajo që vlen të theksohet është ecuria e procesit, ju kujtohen besoj vrapimet që bënte KQZ në zgjedhjet e tjera, sa në një komision, në tjetrin, ndërkohë që sot problemet kanë qenë tërësisht të pakonsiderueshme. Kjo flet për integritet të procesit të numërimit që është procesi më delikat dhe ndër më të rëndësishmit”, tha kreu i PD-së duke shtuar se dita e sotme është një ditë që dallon nga gjithë ditët e tjera post elektorale. Sipas tij, merita, në radhë të parë u takon numëruesve, por edhe teknologjisë.
“Dua të përshëndes të gjitha ekipet që marrin pjesë në numërim, por edhe vëzhguesit. Ndjej kënaqësi të veçantë në këtë ditë, pasi procesi zgjedhor, në tërësinë e tij më ka impresionuar shumë”, tha më tej kryeministri duke konsideruar si një problem që duhet të korrigjohet, kohën që nevojitet për procesin e numërimit.
“Natyrisht ka një problem të vogël që do zgjidhet në të ardhmen, duhet të rritet numri i qendrave të numërimit, duhet të jenë më shumë se 66, në mënyrë që koha e numërimit të mos jetë kaq e gjatë. Vërtetë, kamerat realizojnë transparencë absolute, por duket se konsumojnë më shumë kohë”, tha z.Berisha që shtoi se duhet vlerësuar fakti që procesi është pa tensione dhe po menaxhohet më mirë se çdo herë tjetër.
Lidhur me rezultatin e deritanishëm, kryeministri tha se të dhënat i ndjek nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por nuk mori përsipër të komentojë të dhënat e publikuara që sipas tij, ndryshojnë çdo orë. I pyetur nëse do ta pranojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve kryeministri tha se për këtë nuk ka asnjë diskutim. “E kam deklaruar që dje se do të pranoj rezultatin e nxjerrë nga KQZ-ja”, tha ai.