Rama: Të ruhen votat, policia të mos ndërhyjë
“Ne jemi të informuar për vënien në lëvizje të një plani për bllokime të qendrave të numërimit, për bllokime kutish, për nxjerrje fletësh të pavlefshme, sepse procesi i numërimit po hyn në fazën kur rezultatet do të fillojnë të kthjellohen pas një faze të parë, kur ashtu siç ndodhi edhe në vitin 2005, u orkestrua një proces numërimi, duke kapur kutitë me rezultate më të favorshme për ata që e bënë këtë gjë”-tha kreu socialist.
Rama tha më tej se koalicioni i majtë është përpara në rezultate, por sipas tij, duhet të pritet ende deri sa të numërohen të gjitha kutitë. “I kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit impenjimin maksimal. Nuk kam asnjë vërejtje, as për Drejtorin e Përgjithshëm dhe as për forcat e Policisë së Shtetit në tërësi, por është për të të ardhur keq, që në episode të caktuara vihet re edhe një bashkëpunim i heshtur i policëve të rendit, të cilët gjenden nën presionin e njerëzve të veshur me pushtet, njerëz që nga Ministria e Brendshme derdhen nëpër qendrat e numërimit”-tha më tej ai.