Raporti i OSBE-ODIHR, reagon PD dhe PS
Zëdhënësja Armela Imeraj tha se kryeministri Sali Berisha duhet t’i dëgjojë mirë deklaratat. ”Fatkeqësisht, akoma dhe njëherë ndërkombëtarët na treguan se Shqipëria nuk ka përmbushur standartet e kërkuara. I bëjmë thirrje kryeministrit Berisha të dëgjojë me vëmendje dhe të asimilojë vërejtjet e OSBE ODIHR në raportin e dhënë pak minuta më parë. Ka akoma kohë për të treguar se qeveria e tij mund të sillet si qeveria e një shteti anëtar të Natos që aspiron integrimin në BE”-tha Imeraj.
Menjëherë ka reaguar edhe Partia Demokratike. Zëdhënësja Majlinda Bregu deklaroi se raporti paraprak i OSBE-ODIHR ka vlerësuar progresin e arritur, si dhe përpjekjet për ndryshimin e infrastrukturës zgjedhore. "Të gjithe elementet e keqpërdorur apo që Rama tentoi t'i përdorë nuk kanë funksionuar"-vijoi ajo.