PS: Po përdoren nxënësit
Tiranë - Partia Socialiste ka denoncuar sot përdorimin e nxënësve të shkollave nga Sali Berisha në mitingjet e tij. “Dje në rrethin e Durrësit plot gjashtë shkolla u detyruan të mos bëjnë mësim, pasi fëmijë e mësues u nxorën jashtë me pahir të dëgjonin propagandë qeveritare. Dje oborri i shkollës shtetërore “Beqir Çela” gëloi nga flamujt e Partisë-Shtet dhe nga britmat e mitingashëve të kryesuar nga vetë Kryeministri”-tha kryetarja e Komisionit të Edukimit në PS, Ledi Shamku.
Ajo tha se raste të tilla janë të ngjashme me ato të kohës së Enverit Hoxhës kur nxënësit nxirreshin nga shkollat për të pritur udhëheqësit e Partisë. “Kjo nuk ndodh sot as në Afrikë. Kjo dhunë mbi nxënës e mësues që merren me pahir të mbushin sheshet e zbrazëta të mitingjeve të PD-së, është dëftues i qartë i se diktatura këtu nuk ka dhënë shpirt”-përfundoi Shamku.