E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leka Zogu i Parë shpallet “Qytetar Nderi” i Vitisë

15/04/2009  Pretenduesi për Fronin Mbretëror të Shqipërisë, Leka Zogu i Parë, qëndroi dje edhe në Viti, ku nga kuvendi komunal u shpall “Qytetar nderi”. Ai po ashtu vizitoi edhe fshatin Tërpezë, të kësaj komune, ku qëndroi në shtëpinë Ahmet dhe Hajrullah Tërpezës.

Qindra qytetarë të komunës së Vitisë i kanë shprehur mirëseardhje Trashëgimtarit të Fronit mbretëror Leka Zogu i Parë. Ai fillimisht ka qëndruar në fshatin Tërpezë, respektivisht në familjen e Ahmet dhe Hajrullah Tërpezës, ish luftëtarë të Luftës Nacional Demokratike Shqiptare për Shqipërinë Etnike. Megjithëse ishte paraparë që Mbreti Leka Zogu i Parë të marrë pjesë në seancën solemne të KK të Vitisë, ku do të shpallej “Qytetar Nderi” i komunës së Vitisë, për shkaqe shëndetësore ai nuk ishte i pranishëm.

Kryetari i kuvendit komunal të Vitisë Jakup Jahiri, duke i dëshiruar mirëseardhje Pretenduesit të Fronit Mbretëror shqiptarë në komunën e Vitisë, tha se jemi krenarë që Mbreti Leka Zogu shpallet “Qytetar nderi” i parë i komunës së Vitisë.

Duke shpreh falënderimet për nderin dhe respektin ndaj Lartmadhnisë së tij Mbretit Leka Zogu i Parë, princ Leka theksoi se ky nderim tregon të vërteten se ne shqiptarët edhe pse jemi në shtete të ndryshme, jemi një komb.

Vendimin e KK për titullin Qytetar nderi si dhe Çelësin e komunës së Vitisë, udhëheqësit komunal i dorëzuan Pretenduesit të Fronit Mbretëror Shqiptar, Leka Zogu i Parë, në fshatin Tërpezë ku do të qëndrojë deri në orët e pasdites.

Të shtojmë se Trashëgimtari i Fronit mbretëror shqiptar Leka Zogu i parë, është edhe Qytetar i parë nderi i komunës së Vitisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›