Kartat, LSI: Qeveria pengesë
Tiranë -Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur shqetësimin e saj për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti. Në një komunikim me median, nënkryetarja e LSI-së, Filloreta Kodra theksoi se qeveria po bëhet pengesë për ecurinë normale të këtij procesi. “Shumë qytetarë që bëjnë pjesë në kategoritë që përfitojnë ulje të çmimit ankohen se nuk kanë marrë rimbursimin, duke ndikuar në aplikimin e personave të tjerë të këtyre kategorive. Kjo Qeveri që trumbetoi me bujë të madhe dhe përvetësoi pranimin e Shqipërisë në NATO, tani ka rastin tu tregojë shqiptarëve se është vërtet një partner i kësaj organizate duke krijuar kushtet elementare për zbatimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”-tha Kodra nga selia e partisë së saj.
Në emër të LSI-së, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të shkojnë për të aplikuar dhe për të marrë kartat e identitetit, pasi sipas Kodrës, -kjo është mënyra e vetme dhe më e sigurt për të larguar nga pushteti këtë Qeveri të paaftë, të korruptuar dhe të papërgjegjshme që ka rrënuar biznesin dhe ka rritur papunësinë, varfërinë dhe përjashtimin social. LSI gjithashtu kërkon nga OSBE/ODIHR të jetë më aktive duke dhënë asistencë të specializuar, për tu paraprirë problemeve që mund të cojnë deri në dështimin e këtij procesi”.