Zgjedhjet, PR akuza PS
Tiranë -Partia Republikane deklaroi sot se Partia Socialiste dhe forcat e tjera të opozitës, po tentojnë të pengojnë mbarëvajtjen e procesit përgatitor të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. “Zhurma e pajustifikuar, e ngritur për çështjen e pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime si dhe ankesat e vazhdueshme për mosrealizimin e pritshëm të standarteve të zgjedhjeve, është një aksion politik me tendencë manipulimin e opinionit publik me dyshime ndaj procesit të ardhshëm zgjedhor”-tha sot nënkryetari Partisë Republikane Neritan Alibali, duke shtuar se “Qëllimi i tyre është i dukshëm për të justifikuar humbjet në zgjedhjet parlamentare’’.
Në këtë kontekst nënvizoi Alibali “PR e konsideron prioritet absolut realizimin e zgjedhjeve të lira dhe me standarde demokratike , pasi ky është detyrim kushtetues i qeverisë, por edhe i forcave të përgjegjshme politike të maxhorancës dhe politikës”. “Partia Republikane ka bindjen - deklaroi Alibali- se zgjedhjet e 28 Qershorit do të jenë jo vetëm më të mirat e kryera ndonjëherë në Shqipëri por edhe plotësisht sipas standardeve evropiane”.