E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Po perdoret politikisht

Vendimi i KRRTRSH-se mbi zonat informale eshte nje vendim teresisht politik. Ne kete kontekst eshte gjykuar vendimi i Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes, i cili gjate mbledhjes se djeshme miratoi 32 zona informale ne rajone te ndryshme te vendit, nga ana e Partise Socialiste. Ndonese sot pritet nje qendrim zyrtar nga kjo parti, lidhur me kete vendim, paraprakisht nga kupola roze miratimi i zonave informale shihet si nje qendrim i radhes i ndermarre nga qeveria "Berisha", i cili perfaqeson ne vetvete nje vendim me prapavije te qarte politike. Nderkohe qe gjate mbledhjes se djeshme, KRRTRSH-ja me miratimin e 32 zonave informale, permbyllet edhe procesi i legalizimit te ketyre zonave nga 127 qe ishin ne te gjithe vendin. Zonat e miratuara dje ne KRRTRSH kane nje siperfaqe nga 170 deri ne 700 hektare. Ne to jane te ndertuara mbi 11 mije objekte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›