E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali seksual, Berisha:Episodi i shfaqur në media, i papranueshëm

Kryeministri Berisha ka komunikuar me Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Prof. Ylli Pango dhe i komunikoi atij se episodi i paraqitur në media është i papranueshëm në moralin dhe standardet e qeverisë që ai drejton dhe Kryeministri Berisha ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra e Ministrit të të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Z. Pango lidhur me këtë çështje i tha Kryeministrit Berisha se kemi të bëjmë me një montaturë të mirëfilltë të medias. Kryeministri Berisha u shpreh se ky pozicion i z. Pango nuk mund të sqarohet dhe saktësohet duke mbajtur postin e ministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›