PS: Policia perdoret per zgjedhjet

Zyrtari i selise roze, Ilir Gjoni, tha se banore ne te gjithe vendin jane deshimtare te faktit se punonjes policise trokasin ne dyert e shtetasve duke kerkuar te dhena per emigrantet shqiptare.
“Banoret e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise jane bere deshimitare te faktit qe punonjes policie trokasin ne dyert e shtetasve duke kerkuar te dhena, e informacion lidhur me emigrantet shqiptare”, u shpreh Gjoni.
Por PS nisur dhe nga shqetesimet qe ka shfaqur deri tani, per numrin e ulet te shtetasve pa pashaporte qe kane aplikuar per leternjoftim rreth 99 mije nga 730 mije, si dhe nga fakti se listat paraprake te zgjedhesve jane mbushur me dublime po dhe shtesa emrash sjell dhe nje tjeter argument.
PS i drejtohet te gjithe punonjesve te ndershem te policise se shtetit te mos bien pre e presioneve antiligjore te shefave te tyre politike por perkundrazi te respektojne ligjet e vendit.