E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ngre flamurin e NATO-s në kryeministri

Pas ngritjes së flamurit shqiptar në selinë e NATO-s në Bruksel, kreu i qeverisë ka ngritur flamurin e NATO-s në ambientet e kryeministrisë. Berisha theksoi se qeveria e këtij vendi, do ti përgjigjet kërkesave të NATO. 

TIRANE- Pas ngritjes së flamurit shqiptar në selinë e NATO-s në Bruksel, kreu i qeverisë ka preferuar të ngrejë në ambientet e kryeministrisë flamurin e NATO-s. Në ceremoninë ku ishin të pranishëm edhe anëtarë të kabinetit, kryeministri Berisha theksoi se qeveria e këtij vendi, do ti përgjigjet kërkesave të NATO-s , do të votojë çdo ligj, dhe do të marre çdo vendim dhe do të ndodhet gjithmonë nën lartësinë e flamurit të NATO-s.

“ Le të zotohemi ne , se për tju përgjigjur kërkesave të saj do të votojmë cdo ligj, do të marrim cdo vendim, do të programojmë cdo reformë. Në shqiptarët do të ndodhemi gjithnjë në lartësinë e flamurit tonë kombëtar, në lartësinë e flamurit të NATO-s, flamurit të lirisë” theksoi kryeministri Berisha. (e.n/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›