Aksident në aksin Fier-Lushnje,një i vdekur, dy të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbëtur të plagosur si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti që udhëtonte në aksin Fier-Lushnje. Sipas burimeve nga vendngjarja aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Kolonjë, ndërsa mësohet se është shkaktuar nga dalja jashtë rruge e automjetit FR 55 16 A. Policia ndodhet në vendngjarje për hetime të mëtejshme.