Konferenca gjyqësore, pritet të mblidhet në shtator
E shumë diskutuar mes juristëve dhe politikanëve për ligjin, duket se konferenca gjyqësore do të mblidhet në shtator. Burime nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë bënë të ditur se në muajn shtator do të ketë një mbledhje të të gjithë gjyqtarëve të vendit, të shkallës së parë dhe të apelit ku do të diskutohet dhe më pas do të vendoset se si do të mblidhet konferenca gjyqësore, ligji i së cilës kërkon shumicë votash në paralament dhe ende nuk është miratuar. Për këtë arsye togat e zeza që do të mblidhen në shtator të kryesuara nga zv.kryetari i KLD, Kreshnik Spahiu dhe kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj do të vendosin nëse në vitet në vijim konfernca do të mblidhet me ligj apo do të mblidhet pa ligj. Për këtë arsye do të merret mendimi i gjyqtarëve. Madje disa javë më parë zv.kryetari KLD dhe kryetarja e Gjykatës së Lartë kanë zhvilluar edhe një takim me dyer të mbyllura ku tema e bisedimeve ka qenë konferenca gjyqësore. Ku nga kjo konferencë priten që të zgjidhen katër anëtar të KLD, të cilëve u ka përfunduar mandati dhe aktualisht këto vende janë vakant.