PS Shqiperise i duhet politike e re dhe jo nje gjysh genjeshtar
Partia Socialiste ka rikthyer ne fjalorin e saj politik politiken e re dhe ndryshimin e klases aktuale drejtuese. Ne pergjigje te akuzave te kryeministrit Sali Berisha dje nga Lukova anetarja e Asamblese se PS-se Megi Ajtyresa i ka cilesuar akuzat per 20 per qindeshin e lejeve te ndertimit si te paverteta. Duke sulmuar kryeministrin Sali Berisha Ajtyresa u shpreh se duhet nje shprese re per vendin. Nga perrallat e 20 perqindeshave apo rrugeve te inauguruara 20 here hiqni dore ju z.Kryeminister. Madje largohuni se Shqiperise nuk i duhet nje gjysh genjeshtar po nje shprese e re nje politike e re u shpreh perfaqesuesja e Partise Socialiste. Politika e re ka qene termi kryesor i fushates se fundi te elektorale nga lidershipi i Partise Socialiste. Anetarja e Asamblese se PS-se e ka lidhur ceshtjen e akuzave mes mazhorances dhe opozites me transparencen e votave te zgjedhjeve te vitit te kaluar. Ne kete pike ajo ka kerkuar largimin e qeverise pasi sipas saj nga nje mazhorance e ardhur ne pushtet me vota te vjedhura nuk mund te kete reforma. Ikni zoti Berisha se jeni bere bajat dhe sju besojne me as rrobat tuaja. Largohuni me gjithe qeverine tuaj te korruptuar se shqiptaret skane me fuqi te paguajne cmimin e votave te vjedhura dhe ekonomise te rrenuar tha Ajtyresa.