PS: Pronat, abuzuesit jane ne qeveri
Partia Socialiste akuzoi dje qeverine per abuzime te renda me pronat e pronareve te ligjshem te tokave, te lena ne meshire te fatit. Nenkryetari i grupit socialist, Erion Brace tha nga foltorja e Kuvendit, se nuk jane fajtoret e vertete te abuzimeve me pronat, nepunesit e shkarkuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, por ministrat. "Kryeministri nuk flet per hajdutet e rinj te pronave dhe pse pronareve nuk u kthehen pronat. Ata qe moren pronat, jane ne qeveri, kliente te qeverise. Emrat ne qeveri, abuzojne me pronat", u shpreh Brace. Po keshtu dhe deputetja socialiste, Ermelinda Meksi kritikoi qeverine per te njejten ceshtje. Sipas saj, nuk eshte normale qe cdo 10 muaj, ekzekutivi te ndryshoje kreun e Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Perkundrazi, kjo tregon haptazi korrupsion ne administraten aktuale per ceshtjen e pronave. "Mbeteni ende shume larg standardeve qe kerkojne nderkombetaret. Ndaj vendi yne, ende vuan me burokracira ne procesin e pajisjes me viza", u shpreh Meksi. Sipas saj, probleme te medha po shihen dhe ne procesin e demshperblimit te ish-te perndjekurve politike. Kategori, e cila duhet te ishte demshperblyer brenda dates 20 janar, dhe serish nuk mori asnje qindarke.