E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Topalli, prishi imazhin e Shqiperise ne KE"

Ish-ministri i Jashtem, njekohesisht deputeti i Partise Demokratike, Besnik Mustafaj reagoi ashper dje pas kerkeses per largimin e deputetit Aleksander Biberaj nga kreu i delegacionit shqiptar ne Keshillin e Evropes. Ne nje prononcim per mediat, Mustafaj e ka akuzuar kryetaren e Kuvendit, Topalli se ka shkelur dy here kompetencat e saj, me largimin e Biberajt nga ky funksion, dhe me zevendesimin e tij me deputetin Ilir Rusmali. "E para Topalli ka shkelur detyrimet e saj, per t'i mbuluar shpenzimet zotit Biberaj, ne kohen kur ai duhej te kryente funksionet e tij si kryetar i delegacionit parlamentar te Shqiperise ne Asamblene Parlamentare te KE-se dhe se dyti ka shkelur procedurat tani, me zevendesimin e tij", deklaroi Mustafaj. Sipas tij, eshte e palejueshme qe Topalli e ka vene seancen para faktit te kryer, kur e ka zevendesuar Biberajn, pa njoftuar ne lidhje me kete ndryshim. Po keshtu ish-ministri i Jashtem deklaroi se kjo ngjarje le ne KE, gjurme ne imazhin e Shqiperise, por ne menyre te vecante, le gjurme negative per imazhin e mazhorances aktuale. Njeheresh ai tha se, Topalli ka cenuar dinjitetin e deputetit Biberaj, te cilit i shprehu solidaritetin e tij, si dhe ka cenuar etiken, pasi ai s'eshte njoftuar per zevendesimin ne KE. F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›