Kartat e identitetit perjashtohen nga TVSH
Komisioni parlamentar i Ekonomise dhe Financave miratoi dje ndryshimet e paraqitura nga qeveria ne ligjin "Per tatimin mbi vleren e shtuar". Ne mbledhjen e komisionit, opozita ka kundershtuar draftin e propozuar, ku karta e identitetit te perjashtohet nga taksa e vleres se shtuar. Kundershtimi ka ardhur me argumentin se nuk ka ndikim ne lehtesimin e kostos per pajisjen e qytetarit me kete dokument identifikues. Por Komisioni parlamentar i Ekonomise dhe Financave miratoi dje ndryshimet e paraqitura nga qeveria, vetem me votat e mazhorances. Ministria e Financave paraqiti nje projektligj qe perjashton kartat e identitetit nga TVSH-ja, me synimin qe cmimi i tyre te mos rritet dhe qytetaret te paguajne vetem 1200 leke. Por opozita ka kundershtuar draftin dhe ka deklaruar se nepermjet tij, qeveria kerkon te rimbursoje kompanine koncesionare dhe jo te mbroje xhepin e qytetareve.
Pernaska
"Sot do te zhvillohet mbledhja e Komisionit te Rregullores dhe Procedurave ne KE dhe do te diskutohet dhe kjo ceshtje, pra zevendesimi. S'do te kete asnje problem, pasi dokumentacioni per zevendesimin, eshte i plote dhe i perfshire".