E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama, numero oret e ikjes

Beteja e numerimit te diteve mbrapsht ne pushtet, duket se eshte bere e dites per dy kreret e partive me te medha ne vend, ne me pak se pese muaj para zgjedhjeve parlamentare te qershorit te ketij viti. Keshtu, kryeministri Berisha gjate nje vizite ne rrethin e Shkodres, shprehu siguri ne fitoren e mazhorances aktuale ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nderkohe ai e keshilloi kryetarin e PS, njekohesisht kryebashkiakun e Tiranes, Edi Rama te vepronte me shpejtesi, sepse i kishte ditet e numeruara si ne PS ashtu dhe ne bashkine e kryeqytetit. "Ne ecim te sigurt drejt mandatit te dyte. Zoterise qe numeron ditet, me duhet t`i them: mos i numero ditet, por numero edhe oret, sepse absolutisht ato po shkojne drejt asaj date, ne te cilen ti lutju Zotit, te mbetesh kryetar i partise dhe bashkise se Tiranes", tha Berisha ne Koplik. Sipas tij, Edi Rama eshte i vetmi kryebashkiak ne bote te cilit i kane rrezuar buxhetin dhe per kete arsye, duket se nuk e ka te gjate pozicionin e tij si kryetar. Nderkohe Berisha percakton si garanci per nje mandat te dyte qeverises faktin, se gjate ketyre kater viteve qeveria e drejtuar nga ai, ka sjelle nje ndryshim te vertete ne infrastrukture dhe ne reforma. "Ne vijme sot tek ju krenare, sepse kemi mbajtur premtimet tona. Ne keto kater vite Shqiperia ka ndryshuar me shume se kurre. Ne keto kater vite Shkodra, ka ndryshuar dhe ka marre jete te vertete me shume se te gjitha vitet pas renies se 'Perdes se Hekurt' deri me sot", tha kreu i ekzekutivit ne Shkoder. Njeheresh ai i beri thirrje kreut te PS-se, Edi Rama qe t'i kerkoje falje qytetit te Shkodres dhe tere Shqiperise, sepse ka refuzuar te miratoje ligjin e lustrimit, qe e ndan Shqiperine njehere e mire nga sistemi komunist. "Si ka mundesi ti qe ne vitet `90 erdhe ne kete qytet dhe themelove partine opozitare te KIS-it, parti e cila fund e krye si platforme, kishte denimin e sistemit komunist. Pra cfare ndodhi me ty? Eja ne Shkoder e kerko te falur, bashkohu me denimin e krimeve monstruoze te komunizmit", beri thirrje Berisha ndaj Rames. Per te, krimet e bera nga komunizmi jane shekuj dhe mijevjecare jete dhe rini te keputura, ato krime jane tortura cnjerezore te qindra e qindra qytetareve e qytetit te Shkodres dhe te gjithe Shqiperise. Ne kete kuader kryeministri Berisha kerkoi edhe bashkepunimin e socialisteve, ne zbatimin e ligjit te dosjeve. "Do te dal nga gjuha zyrtare ne kete moment dhe dua te them se ne rast se edhe ti nuk je i mjeruar, pra me vrime qe ne rini, ashtu sic po thone, deno krimet kunder komunizmit, perndryshe do me besh te besoj se je i tredhur ne rinine tende dhe ky s`eshte faji im. Ai shkonte nje dite ne Gruemire dhe ju thoshte: Degjoni vellezer se po fitoi edhe kesaj here Sali Berisha, gjenerata ime ka marre fund. Por me duket se ka marre fund ne rinine tende z. Rama", ka leshuar gjuhen Berisha perfundimisht, dje ne Shkoder.

Rruge e re hyrese ne Shkoder

Kryeministri Berisha inauguroi diten e djeshme perfundimin e punimeve te rruges hyrese te qytetit te Shkodres, investim ky i buxhetit te shtetit me vlere 120 milione leke. Ne fjalen e tij, Berisha shprehu bindjen se kjo eshte hyrja qe meriton qyteti i Shkodres. Sipas tij, qeveria do te vazhdoje te gjitha perpjekjet per ta bere kete qytet me nje infrastrukture sa me moderne. "Se shpejti do te nise investimi ne autostraden qe lidh Shkodren me Podgoricen, te cilen e vleresoi si jetike per Shkodren dhe mbare vendin", deklaroi kryeministri. Po keshtu ai informoi qytetaret e Shkodres se Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit se shpejti do te nise projektin per te shnderruar ne nje autostrade me 4 korsi rrugen Shkoder-Lezhe, duke garantuar se Shkodra dhe Vlora do te jene dy qytetet, qe do te lidhen me autostrada me kater korsi me kryeqytetin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›