E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pozite-opozite, sherr per "Biberajn"

Rozeta Rapushi

Ceshtja "Biberaj" shkakton debate ne sallen e Kuvendit. Opozita akuzoi kryetaren e Kuvendit per shkeljen e rregullores, duke penalizuar keshtu vendin nga Keshilli i Evropes. Nderkohe qe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, sqaroi dje thate deputetet, se vendimi per ndryshimin e delegacionit tone ne Keshillin e Evropes i takon asaj. "Ju ve ne dijeni se Aleksander Biberaj u zevendesua me Ilir Rusmalin ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes", njoftoi Topalli deputetet, pasi e ndermori kete vendim dhe depozitoi dokumentet ne KE. Akuzave dhe ironive te opozites, per shkelje te hapur te rregullores se Kuvendit, Topalli iu pergjigj se i takon asaj, ndryshimi i delegacioneve, ne baze te rregullores. "Jeni ne poziten me te veshtire per te permendur rregulloren e Parlamentit. Kjo qe bete ju, eshte precedenti i pare, ku nje delegacion si ai i yni, futet me nje status tranzitor ne Keshillin e Evropes. Po shperdoroni rregulloren dhe institucionet", reagoi menjehere, kryetarja e grupit parlamentar te Partise Socialiste, Valentina Leskaj. Sipas saj, rregullorja e Kuvendit parashikon teresisht ndryshe. Leskaj theksoi, se ne baze te rregullores, lista e ndryshimeve per anetaret e delegacionit per ne Asamblene Parlamentare te KE-se, i njoftohet Kuvendit dhe nese deputetet kane rezerva, behet votim i hapur. Ne keto kushte, Leskaj akuzoi se Topalli, e ka vene ne nje pozite shume qesharake Shqiperine, ne syte e tere botes, jo vetem te Asamblese. "Ju nuk mund ta perdorni Parlamentin dhe as Keshillin e Evropes, per te zgjidhur inatet e problemet tuaja personale. Aq me pak t'ia transferoni krizen tuaj KE-se. Kjo tregon hapur se kriza e 96-es eshte akoma e fresket", theksoi Leskaj. Ne mbrojtje te Topallit, e cila u kursye shume ne fjale, doli kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi. "Keni tre dite qe merreni me nje teme qe nuk ju takon aspak juve, sepse nuk keni se me cfare te merreni. Kjo ceshtje nuk eshte e juaja dhe as e shqiptareve. Nuk mund te diskutoni ju, mbi kompetencat e kryetares se Kuvendit dhe as te na diktoni ne, se cilin caktojme ne KE", replikoi Patozi. Sipas tij, kjo eshte kompetence e kryetares Topalli dhe se Shqiperia nuk turperohet nga asnje perfaqesues i mazhorances ne KE, aq me pak deputeti Ilir Rusmali. Patozi i kerkoi opozites, qe te merret me ceshtje te tjera me te rendesishme per vendin, dhe jo me kompetencat e kryetares apo zevendesime te tilla, qe sipas tij i takojne vetem mazhorances. Po keshtu edhe demokrati, Edi Paloka u shpreh se nuk i takon aspak opozite,s te merret me ndryshimet qe ben ne delegacion Partia Demokratike. "Nuk jeni ju qe na perfaqesoni ne ne kete delegacion. Nuk mundeni te na diktoni se ke te zevendesojme e ke jo dhe aq me pak, se ke do te veme ne krye", tha Paloka, duke i kerkuar te majtes te merret me kreun e saj, Edi Rama, qe sipas tij merr 200 mije euro per nje leje ndertimi. Debati per zevendesimin e Aleksander Biberaj ne postin e zv/kryetarit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, nisi dite me pare, kur kryetarja e Kuvendit dorezoi ne kete keshill, nje leter ku njoftonte per zevendesimin e tij. Leter per te cilin Biberaj u shpreh se u vu ne dijeni nga media, jo nga vete kryetarja Topalli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›