Meta: Te hiqen barrierat mes vendeve te Ballkanit
Ministri i Jashtem i Shqiperise, Ilir Meta, mori pjese ne konferencen e pare rajonale per Aleancen e Qyteterimeve, e cila u mbajt ne Sarajeve te Bosnje-Hercegovines. Kjo aleance synon qe nepermjet veprimit ne fushat e saj kryesore qe jane rinia, arsimi, media dhe migrimi, te krijoje nje kuader per promovimin e bashkepunimit te ndersjelle, mirekuptimit nderkulturor dhe paqes e sigurise. Gjate fjales se tij ne kete konference, Meta theksoi rendesine e jashtezakonshme qe kane mirekuptimi dhe dialogu nderkulturor ne funksion te nje shoqerie te shendetshme dhe shume kulturore. "Nje veprim politik me te shenjestruar dhe te koordinuar ne rajonin tone, cka do t'i sherbente paqes dhe stabilitetit jo vetem ne rajonin e Evropes Juglindore, por ne te gjithe Evropen", beri thirrje kreu i diplomacise shqiptare. Ai theksoi gjithashtu se heqja e barrierave te fundit qe pengojne kalimin e lirshem te kufijve nacionale si dhe liria e levizjes do t'i japin popujve te rajonit mundesine qe jo vetem te ndertojne nje dialog konstruktiv, por t'i mundesoje atyre realizimin e kontakteve te ndersjellta dhe shkembimin e kulturave respektive. Gjate qendrimit ne Sarajeve, Meta mori pjese edhe ne takimin e Komisionit te Partneritetit te Kartes se Adriatikut (A-5). Gjate takimit, Ministrat e Puneve te Jashtme te Shqiperise, Bosnje-Hercegovines, Kroacise, Maqedonise, Malit te Zi dhe perfaqesuesi i SHBA-ve, diskutuan rreth forcimit te bashkepunimit ne funksion te integrimit te vendeve anetare te Kartes ne strukturat Euroatlantike, si dhe bashkepunimit ne kuader te operacionit ISAF, te udhehequr nga NATO, ne Afganistan. Ne fjalen e tij, zevendeskryeministri shqiptar pershendeti vendimin e NATO-s per perfshirjen e Malit te Zi ne Planin e Veprimit per Anetaresim (MAP).