E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS ankimon qarkun e Tiranës

 

Partia socialiste ka animuar dje në KQZ edhe disa KZAZ të qarkut Tiranë. Sipas socialistëve, ka probleme në KZAZ nga 55 deri tek 60, të cilat përfshijnë zona të tilla si Paskuqani, Rrogozhina, Kavaja, Kamza dhe Ndroqi. Në themel të kërkesës së tyre të ankimimit, socialistët kërkojnë rivlerësim të votave të pavlefshme që kanë rezultuar në shumë nga qendrat e votimit të këtyre KZAZ-ve, por dhe rinumërim të tyre. Menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit dhe nisjes së numërimit të votave, socialistët evidentuan parregullsi veçanërisht në Paskuqan, ku procesi dhe u ndërpre për orë të tëra, për të rinisur pas ndërhyrjes së KAZ-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›