E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vallja shqiptare” premierë në Akademinë e Arteve

Orkestra e RTSH-së ka rinisur koncertet e sezonit 2010. Mbrëm në Akademinë e Arteve është hapur koncerti i parë për 2010 me pianisten koreane Song Se Jim. Në këtë mbrëmje Se Jin ka interpretuar pjesët: “Koncert për piano nr 5, opera 33” nga Bethoven, “Simfonia nr 2, op.43” Sibelius dhe premierën shqiptare të kompozitorit Aleksandër Vezuli “Vallja shqiptare nr.1 për Simfoni dhe Orkestër”. Dirigjent i koncertit Jetmir Barbullushi, ndërsa udhëheqës artistik ka qenë Oleg Arapi. Koncerti ka bashkuar tingujt shqiptarë dhe ato të klasikëve në një interpretim nga koreania Song Se Jim. Kompozitori Aleksander Vezuli, i cili vjen në këtë koncert me premierën shqiptare “Vallja shqiptare nr 1 për Simfoni dhe Orkestër” nuk është i panjohur për publikun shqiptar. Ai ka shkruar rreth 9 vepra klasike midis të cilave Vallet Shqiptare Nr.1, Nr.2, Rapsodinë Shqiptare etj. Është pranuar si anëtar kompozitor në Shoqatën Belge (SABAM ) dhe atë Amerikane (ASCAP në vitin 1998). Në vitin 2002 në Televizionin Kombëtar të Belgjikës transmetohet muzika “Elefanti tek dentisti”. Në vitin 2003, Chamber Symphony Players of the Berkshires luajti në skenë ( në Hudson, Neë York), Albanian Dance No.1 & No.2, riorkestruar nga autori për orkestër dhome. Këtë aktivitet e pasqyroi gazeta “Troy” e Neë York-ut. Aleksander Vezuli, vazhdon të jetojë dhe të punojë në Neë York. Koreania Son Se Jin lindi në Seul të Koresë së Jugut në vitin 1981. Filloi të luajë në piano që në moshën 5- vjeçare. Në vitin 1992 vazhdoi studimet në Shkollën Qendrore Muzikore pranë Konservatorit “Tchaikovsky” të Moskës. Pas mbarimit të shkollës, Song Se Jin vazhdon studimet në Konservatorin “Tchaikovsky” të Moskës. Pas mbarimit të konservatorit, kryen edhe Master-in pranë këtij konservatori. Është laureate e çmimeve të ndryshme ndërkombëtare. Ka luajtur dhe vazhdon të luajë me sukses të madh koncerte në vende të ndryshme të botës si: Rusi ( në veçanti në Moskë), në SH.B.A. në Francë, Gjermani, Angli, Spanjë, në Korenë e Jugut etj. Duke filluar nga viti 2007 Song Se Jin është anëtare e përhereshme e jurisë të konkursit të muzikës sllave në Moskë. Aktualisht jep mësim në Universitetet “Pai Tcai” dhe “Nazaret”, si dhe në Shkollën e Lartë të Artit në Seul të Koresë së Jugut.

90-vjetori i Kongresit të Lushnjes, me një ekspozitë në Muzeun Kombëtar

Shqipëria pothuajse e shpalli edhe njëherë pavarësinë e saj në vitin 1920. Kishte vetëm disa muaj që konferenca e paqes në Parisë na kishte kthyer pavarësinë dhe shqiptarëve iu duhej që në këto kushte të bashkoheshin dhe të krijonin një shtet që ndonëse e kishte shpallur pavarësinë e kishte humbur atë duke e kthyer këtë çështje në një betejë. Por në një shtëpi në qytetin e Lushnjes u mblodhën ata që mund ti quajmë pasardhësit e shtetit të parë shqiptar, nga Aqif Pash Elbasani te Ndoc Coba, nga Luigj Bumçi të Sulejman Delvina e të gjithë heronjtë e Shqipërisë së atyre viteve. Në nder të 90-vjetorit të këtij Kongresi, Muzeu Historik Shqiptar ka ekspozuar relikt dhe dokumente të tij. Në ambientet e muzeut janë ekspozuar dokumente me vendimet që u morën gjatë Kongresit të Lushnjes si dhe sende personale të drejtuesit të kongresit Haqif Pashë Elbasani si thika dhe bastuni. Sipas drejtorit të muzeut kjo ekspozitë ka një vlerë të madhe për publikun kryeqytetas.
e

22 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›