Skarlet Johanson nxjerr veten në ankand për të ndihmuar Haitin
Skarlet Johanson nxjerr veten në ‘ankand’ për të mbledhur para për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Haiti. Katër fansa do të kenë mundësinë të shoqërohen me aktoren pas mbrëmjes hapëse të shfaqjes së saj “A View From The Bridge” që jepet të dielën në Cort Theatre. Përfitimet nga ankandi do të shkojnë në fondin e veçantë “Oxfam's Haiti Earthquake Response Fund”. Johanson po ashtu do të jetë pjesë e iniciativës së Xhorxh Klunit për të mbledhur para me telefon, nëpërmjet një emisioni të realizuar nga stacioni televiziv “MTV”, i cili do të zhvillohet ditën e premte. Edhe artistë të tjerë kanë dhënë kontributin e tyre në miliona dollarë për të prekurit në Haiti.
22 Janar 2010