PS: Punësimi problem madhor për cdo familje
TIRANË -Partia e Socialiste e konsideron punësimin si problemin më madhor për çdo familje shqiptare Në një konference për shtyp, Ervin Bushati, nënsekretari për Programin dhe njëkohësisht deputeti i PS-së, tha sot se “qeveria e ka tepër të lehtë të propagandojë mbi punësim të plotë në treg, por tepër të vështirë të paraqesë një politikë të saktë punësimi para të papunëve në vend”.
Sipas tij,“qeveria nuk ka aftësi për të hapur vende pune, sepse nuk ka një strategji të qartë për punësimin". Politikat e punësimit, vijoi Bushati, nuk kanë arritur të ndryshojnë për asnjë çast perspektivën e errët për vende të reja pune, që çdo familje të ketë mundësi të siguroje jetesën e saj të ndershme me punë.
Objektivi më madhor për qeverinë e integrimit në katër vitet e këtij mandati është hapja e 160 mijë vendeve të reja të punës. Këto vende pune, referuar programit të qeverisë, do të hapen me zbatimin e projekteve për ndërtimin e parqeve industriale, parqeve energjetike, porte, autostrada e aeroporte, hidrocentrale dhe vepra të tjera, ku do të investitohen rreth 12 miliard Euro. Disa miliarda Euro do të investohen në rreth 150 hidrocentrale, që do të ndërtohen apo do të nisin ndërtimet në rrethet e Elbasanit, Peshkopisë, Gjirkoastrës, Mirditës, Tiranës, Gramshit, Shkodrës, Kukësit, Tropojës.
(m.a/BalkanWeb)