E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lac, aksident me pasojë vdekjen

LAC-Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lac. Aksidenti që i ka marrë jetën një personi ndodhi në afërsi të fshatit Tale. Makina tip benz, me targa LA 6390 mësohet të ketë dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi I saj Ardian Pashku. Edhe këtë radhë, burim i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti. Nuk dihet ende nëse drejtuesi i mjetit ishte i vetëm në makinë në momentin e aksidentit.

(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›