E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, banorët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm

PUKË- Mos nisja nga punë për rindërtimin e ujësjellësit të Pukës, sjell sërish reagimin e kreut të Bashkisë së këtij qyteti Rustem Strugaj. Ky i fundit kundërshton deklaratën e bërë pak ditë më parë nga kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të ujësjellësit, Taulant Zeneli, duke argumentuar që i vetmi problem që pengon rehabilitimin e ujësjellësit të amortizuar të Pukës, është mungesa e theksuar e fondeve nga qeveria. E ndërsa cështja në fjalë ka mbetur ngërc i institucioneve shtetërore, mijëra banorë në Pukë po përballen cdo ditë me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›