PS: Pushteti favorizon e monopolet dhe rritjen e çmimeve
Reagimi i opozitës erdhi nëpërmjet deputetit Arben Ahmetaj, i cili theksoi se rritje ka pësuar edhe buka, uji, vaji, energjia elektrike, në një kohë kur sipas tij, qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për tu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.
“Në këto kushte nuk ka shenja se situata do të përmirësohet për buxhetet familjare as në muajin Shtator, kur pritet që të ketë një tjetër shtrenjtim të miellit e bukës, i cili sigurisht do të ndiqet nga rritje zinxhir e çmimeve të artikujve ushqimorë”, deklaroi deputeti Ahmetaj.
Më poshtë ai shtoi se kriza ekonomike ka shtyrë mijëra familje në kufijtë e mbijetesës. “Pushteti vazhdon të rëndojë me mendjemadhësi shqiptarët. Rrënimi i buxheteve familjare është një dhuratë e këtij pushteti”, theksoi deputeti socialist.
Arben Ahmetaj deklaroi se rimëkëmbja e ekonomive familjare do të kërkojë kohë, angazhim serioz dhe politika në favor të qytetarëve, gjë që sipas tij, ky pushtet nuk e bën dot.