E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Qato: Hartë e re për vlerën e tokës, qeveria dështoi

TIRANË- Kryetarja e grupit të punës për Programin e PS-së e pikërisht për çështjen e pronave ka zbuluar dje, strategjinë e kësaj partie për t’u kthyer pronat ish-pronarëve.

Merita Qato është shprehur në një intervistë për PS.tv, se qeveria e djathtë ka dështuar në strategjinë e reformës së pronësisë.

“Çështja e pronësisë është një nga shqetësimet më të mëdha, jo vetëm për ne, por edhe për opinionin, për arsye se është një nga të drejtat themelore, e përcaktuar në Kushtetutë. Por çfarë mund të themi për prioritetet që ka vendosur qeveria? Mund të themi që është një nga strategjitë dhe reformat e dështuara. Ky konstatim nuk është vërejtur vetëm nga ne, por është një opinion edhe i organizatave ndërkombëtare. Mund të përmendim rekomandimin e fundit të Komisionit Europian, ku një nga problemet ishte edhe çështja e pronësisë”,- thekson Qato.

Sipas kryetares së grupit të punës për programin e PS, opozita po harton një plan kombëtar për këtë çështje.

PLAN-REFORMA E PS
Riformatizimi dhe fuqizimi i Agjencisë së Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave

Përfundimi brenda një afati të shkurtër i kërkesave të ish-pronarëve

Përfundimi i evidentimit të pronave shtetërore, me qëllim që t’u vihen në dispozicion komisioneve për kompensim

Hartimi i akteve ligjore e nënligjore në favor të procesit

Ndërprerje e procesit të privatizimit në tregun e lirë, që këto objekte t’u vihen në shërbim ishpronarëve

Riformatizimi i hartës së vlerës së tokës
(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›