E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr mes të rinjve në Gjirokastër, plagoset polici

Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Gjirokastrës, e cila sqaroi se polici  me inicialet L.A, 25 vjec, i plagosur në lokalin në Kërcullë, mori plagë nga goditja me sende të forta pasi kishte hyrë për t’i qetësuar.

Shkaqet e sherrit nuk dihen ende, ndërkohë që sipas policisë në vendngjarje ka mbetur i plagosur me armë zjarri edhe shtetasi Olsjam Cama, 22-vjeç. Mësohet se edhe ky ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Policia e Gjirokastrës ka arritur të arrestojë shtetasin Florian Kore dhe ka shpallur në kërkim shtetasin Ervin Içi./Start/

                                                                                             2012-01-28 12:26
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›