Pentagoni investon 80 milionë dollarë për bombën e re
SHBA- Amerika përgatitet për luftë me Iranin dhe për një gjë të tillë mediat e huaja publikojnë lajme nga më të ndryshmet, që përgatisin botën për këtë luftë.
Lajmi ipublikuar dje në mediat amerikane, e më pas në ato europiane, bën të ditur se Pentagoni i ka kërkuar ndihmë industrisë ushtarake për të prodhuar një bombë të veçantë. Pentagoni kërkon një bombë aq të fuqishme sa të jetë në gjendje që të shkatërrojë strehimet nëntokësore iraniane, që janë të mbrojtura mirë. Për specialistët e forcave ajrore të SHBA-së bomba e re "shkatërruese bunkerësh", kështu e ka emrin në zhargonin e tyre nuk do të mund të realizojë shkatërrim të menjëhershëm ndaj bunkerëve iranianë. Në shtatorin e kaluar aviacioni amerikan ka marrë në dorëzim rreth 20 bomba të fuqishme. Por ndërsa shërbimet e caktuara kanë analizuar strehimet iraniane dhe pas disa testesh zyrtarët kanë arritur në përfundimin që kjo ngarkesë mund të mos mjaftojë në rast se vendoset të bombardohet Irani nga ana e SHBAsë.
Pentagoni pasi ka shpenzuar rreth 330 milionë dollarë, ka kërkuar investime shtesë, në vlerën e 82 milionë dollarëve, në mënyrë që ta bënin më të fuqishme dhe eficente bombën e porositur pranë industrisë së luftës. Ndërkohë që po bëhen përgatitjet dhe studiohen alternativat.
Në rast të një sulmi avionët B2 mund ta hedhin bombën e fuqishme së bashku me bombat e tjera më të lehta në hyrje të tuneleve dhe strehimeve. Duhet theksuar se edhe Izraeli e ka parë si të pamundur që SHBA-ja të fitojë mbi Iranin vetëm me një seri bombardimesh. Jeruzalemi ka marrë nga SHBA-ja bomba që shkatërrojnë bunkerët, por jo prodhimin e fundit. Shqetësimi i fundit i Pentagonit është impianti bërthamor iranian Fordow që në bazë të informacioneve të fundit, gjendet në brendësi të një mali. Një "mur" i pakalueshëm për Washingtonin. Për ndërtimin e këtij strehimi brenda në mal kanë kontribuar mjaft inxhinierët e Koresë së Veriut, që janë specialistë pikërisht për ndërtimin e këtyre lloj tunelesh, të pashkatërrueshëm nga asnjë bombë.
(el.me/GSH/BalkanWeb)