Vrau shokun pa dashje në gjueti, një vit në qeli
TIRANË- Sherbet Haka, i cili ekzekutoi nga pakujdesia komshiun e tij, teksa ndodheshin për gjueti në periferi të Tiranës, do të qëndrojë një vit prapa hekurave.
Gjykata e Tiranës e cilësoi fajtor dhe dënoi Hakën me 12 muaj heqje lirie për akuzat e vrasjes nga pakujdesia dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive.
Sipas vendimit të firmosur nga treshja gjykuese e kryesuar nga Alkelina Gazidede, i pandehuri pasi e ka qëlluar për vdekje Gëzim Hykën, ka tentuar ta fshehë krimin duke u shprehur se ishte vetëvrarë. Por më vonë, i vënë përballë fakteve të pakundërshtueshme, ai ka pranuar se e vrau Hykën nga pakujdesia duke u ndjerë i penduar thellë.
Provat me të forta të fajësisë për Hakën ishin ekspertiza mjeko-ligjore si dhe dëshmia e vëllait të viktimës, përballë të cilave i pandehuri nuk ka mundur të bëjë qoftë dhe kundërshtimin me të vogël, por të pranojë gjithçka kishte ndodhur.
(el.me/GSH/BalkanWeb)