E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat dhe integrimi ne BE, levizjet e reja te Bashes

Zgjedhjet mbaruan dhe perpjekjet diplomatike per te afruar sa me shume integrimin e vendit tone ne Bashkimin Evropian, duke nisur me heqjen e vizave dhe pranimin e kerkeses per vend kandidat ne BE, kane vene ne levizje ministrine shqiptare te Puneve te Jashtme. Ministri i Puneve te Jashtme z.Lulzim Basha, tha dje per gazeten "Koha Jone", se "pershpejtimi i shqyrtimit te kerkeses se Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian dhe heqja e vizave per qytetaret shqiptare kryesojne axhenden e diplomacise shqiptare".

Bild

Pikerisht per keto dy ceshtje prioritare, ditet e fundit, Basha ka pasur nje sere bisedash telefonike me homologe te tij. Ne fakt, biseda telefonike mes Ministrit Basha dhe Ministrit te Jashtem te Suedise z. Karl Bild, vend i cili ka kryesine radhes se Bashkimit Evropian, u be publike nga shefi i diplomacise suedeze ne konferencen per shtyp me Ministrin e Jashtem te Islandes ne Stokholm. Carl Bildt, nje nga njohesit me te mire te Ballkanit dhe mbeshtetes i procesit te zgjerimit te Bashkimit Evropian ka siguruar se Presidenca Suedeze mbeshtet shqyrtimin pa vonesa te kerkeses se Shqiperise per statusin e kandidatit si dhe permbylljen e procesit te liberalizimit te vizave per shtetasit shqiptare.

Fratini

Shqyrtimi i shpejte i kerkeses se Shqiperise eshte kerkuar publikisht edhe nga Ministri i Jashtem i Italise dhe ish zv/President i Komisionit Evropian Franko Fratini ne nje deklarate publike, bere ne Trieste. Ministria e Puneve te Jashtme te Shqiperise ben te ditur se Ministri Basha ka zhvilluar paraditen e djeshme nje bisede telefonike edhe me z. Frattini. Duke e falenderuar ministrin Fratini per mbeshtetjen e forte qe Italia i jep integrimit evropian te Shqiperise, Ministri Basha e ka njohur homologun Frattini me mbarevajtjen e procesit zgjedhor, si dhe angazhimin e Qeverise Shqiptare per te vijuar me vendosmeri ne plotesimin e detyrimeve qe rrjedhin nga procesi i anetaresimit ne Bashkimin Evropian.

Ministri i Jashtem italian rikonfirmoi vullnetin dhe angazhimin e palekundur te Italise per permbushjen, ne kohe te shpejte te liberalizimit te regjimit te vizave per qytetaret shqiptare si dhe te shqyrtimit te kerkeses, sic e vleresoi ai, tashme te avancuar te Shqiperise per kandidim ne Bashkimin Evropian. Fratini ka vleresuar progresin e madh te bere nga Shqiperia dhe ka theksuar se Italia do te vazhdoje te jete avokate e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Nderkaq, z.Fratini ka shprehur edhe pergezimet per kryeministrin Berisha per fitoren e zgjedhjeve te 28 qershorit.

BE, pas zgjedhjeve

Menjehere pas aplikimit te Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Evropian me 28 prill ne Prage, Kryeministri Suedez Reinfeld tha se kjo kerkese do te shqyrtohet pas zgjedhjeve. Dhe ne fakt, procesit zgjedhor ne Shqiperi po i vjen fundi. Pas perfundimit te procesit te ankimimit ne Kolegjin Zgjedhor, te henen do te jete KQZ qe, me nxjerrjen e rezultateve perfundimtare e mbyll teresisht procesin zgjedhor ne Shqiperi duke i hapur keshtu rruge, nje sere zhvillimesh te rendesishme qe lidhen me integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian.

Perpjekje diplomatike

Ne perfundim te procesit zgjedhor, tejet i rendesishem per perafrimin e Shqiperise me Bashkimin Evropian, dhe qe u vleresua nga personalitet me te larta evropiane dhe amerikane ne deklarata publike si me i miri i zhvilluar ndonjehere ne Shqiperi, eshte intensifikuar dinamika diplomatike ne lidhje me integrimin evropian te vendit.

Vleresohet progresi

Ministri i Jashtem italian Franko Fratini ka vleresuar progresin e madh te bere nga Shqiperia. Kurse ka theksuar se Italia do te vazhdoje te jete avokate e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Nga ana tjeter, ai ka shprehur edhe pergezimet per kryeministrin Berisha per fitoren e zgjedhjeve te 28 qershorit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›