Kusheriri i Alket Rizait: Interpoli me qelloi
BERAT - Arrestohet kusheriri i Alket Rizait, ne Berat, pasi genjen policine. Arif Rizai ka ngritur ne kembe Policine e Beratit, pasi ka kerkuar ndihmen e tyre nen pretendimin se ishte kercenuar dhe qelluar me arme nga agjentet e Interpolit, te cilet kerkonin te arratisurin nga burgu grek, Alket Rizai. Por tashme 44-vjecari nga Poshnja e Beratit do te perballet me drejtesine me dy akuza te ngritura ndaj tij, ate te "deshmise se rreme" dhe " armembajtjes pa leje". Ngjarja ka ndodhur mbremjen e dy diteve me pare, ne nje fshat te Beratit, ku protagonist eshte bere djali i xhaxhait te Alket Rizait, Arif Rizai. Sipas Policise se Beratit, thuhet se, rreth ores 22:30 ka mberritur nje telefonate ne sallen operative qe ka bere me dije se ne nje servis ne fshatin Poshnje, te rrethit te Beratit kane qelluar me arme ne nje tentative vjedhje. Drejtuesit e policise mesohet se kane organizuar menjehere punen dhe drejt vendit te ngjarjes kane mberritur ekspertet e policise dhe dhjetera uniforma blu. Ka qene roja i pikes se servis "Beshirit", Arif Rizai, i cili ka deklaruar fillimisht per ekspertet hetimore, se ndersa ndodhej duke ruajtur piken e servisit kishte degjuar te shtena. Ekspertet e policise kane menduar se, behej fjale per ndonje tentative vjedhje, por roja i objektit ka deklaruar gjate marrjes ne pyetje se personat qe kishin qelluar me arme, i ishin prezantuar si agjente te Interpolit. Deklarimi i bera nga roja i servisit ka vene ne veshtiresi ekspertet e Policise se Beratit. Ata mesohet se kane kerkuar me teper informacion nga ana e 44-vjecarit. Ky i fundit ka deklaruar qarte se ndodhej ne vendin e tij te rojes ne kohen qe nga nje makine pa targa, kishin zbritur dy persona, te cilet nuk i njihte dhe qe i ishin prezantuar si agjente dhe i kishin kerkuar informacione nese kishte kontaktuar ne telefon me kusheririn e tij, Alket Rizai. Me gjithe dyshimet per kete deshmi, ekspertet e Policise se Beratit kane nisur menjehere keqyrjen e vendit te ngjarjes. Ne ambientet e servisit te automjeteve "Beshiri" mesohet se jane bllokuar ne cilesine e proves materiale dy gezhoja, te shkrepura nga nje arme tip cifte. Pak metra me tej mesohet se eshte bllokuar dhe arma, nga ku me vone rezultoi se ishin shkrepur dy fisheket. Me vone eshte marre vesh se, gjithcka ka qene nje rreng i bere nga roja.